Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Restoranti i parë me zero mbetje hapi dyer në Sofje

Zgjedhja jonë për të jetuar në harmoni të përditshme me planetin mund të jetë është shansi i vetëm për shpëtimin e tij – më në veçanti në qoftë se i bindim edhe njerëzit rreth nesh të besojnë në këtë ide. Një ditë pas Ditës Botërore për Ruajtjen e Mjedisit ju tregojmë historinë e një gruaje të re, e cila jeton në përputhje me filozofinë për zero mbetje dhe i përfshin parimet e saj në restorantin e sapo hapur.

Përpara 3 vjetëve Bllazhka Dimitrova hap një kuzhinë, për të realizuar dy ëndrra të veta -të ofrojë ushqim ketëring të gatuar në mënyrë të shëndetshme dhe t’u japë punë njerëzve të rinj me ndonjë farë problemi. Dhe me qenë se, i përballon me sukses që të dyja objektivat, ajo i ve vetes një qëllim tjetër dhe e transformon vendin në një restorant, i cili është planifikuar në mënyrë që të shfrytëzojë që të gjitha mbeturinat.

Momenti vendimtar ishte kur pash sesa mbeturina të shumta hedhim çdo ditë – tregon Bllazhka Dimitrova.Ne gatuajmë shumë ushqim, kurse kjo nga ana tjetër do të thotë se mbetet shumë paketime, lëkura të frutave dhe perimeve, mbeturina nga konsumi i kafesë dhe të çajit. Prandaj dhe kur  morëm vesh për filozofinë “zero mbetje”, vendosëm të rimendojmë sesi të funksionojë kuzhina jonë. U lidhëm me furnizues, të cilët të na sjellin produktet pa paketime plastike, filluam të bëjmë pazar me kilogramë, duke përdorur kuti, kavanoza dhe torba tona.

Në restorant punëtorët respektojnë 5 parimet kryesore të filozofisë zero mbetje – të heqim dorë nga e panevojshmja, të ulim konsumin, të zgjedhim gjëra që mund të përdoren disa herë, të riciklojmë, t’i ndajmë mbeturinat. Pohojnë se për momentin kanë sukses jo të plotë, por pothuajse 99% të lirohen nga e panevojshmja , kurse plehrat e pakta i hedhin në kovat për një mbledhje të ndarë. Përveç kësaj disponojnë me një komposter të vet, në të cilin mbeturinat biologjike, letrat fshirëse, letrat e tjera të përziera me ashkël dhe shkurre dhe lule të thata, përpunohen në një dhe të freskët. Në listën tonë me qëllime qëndron dhe ky që të mund të kemi kopshtin tonë – thotë Bllazhka Dimitrova. Në këtë mënyrë maksimalisht do të afrohemi deri tek mbyllja e ciklit dhe do të mbështetemi tek prodhimi tonë personal, të cilin e pasurojmë me dheun e prodhuar prej nesh.

Por, me çfarë dallohet restoranti i parë tek ne me zero mbeturina në mënyrën e qëndrimit të vet ndaj ushqimit nga restorantet e tjerë?

Një pjesë nga filozofia të cilën e ndjekim është të përdorim produktet e tëra – përgjigjet Bllazhka Dimitrova. Nëpër botë ka shembuj të shumtë për restorante, të cilët vetëm nga lëvozhgat përgatisin gjellë “gourmet”. Ne për shembull bëjmë çips nga lëvozhga e patateve dhe të trangujve. Kurse po të kemi blerë ndonjë sasi më të madhe prej një produkti dhe nuk kemi mundur ta shfrytëzojmë gjatë ditës, në ditën tjetër e përdorim për ndonjë gjellë tjetër kreative.

Tani për tani ideja e përfshirë në restorant pritet me një qëndrim pozitiv dhe energji nga të gjithë vizituesit, thotë akoma themeluesja e tij. Nuk e di nëse duhet të përdor fjalën “edukojmë”, por mundohemi  ta ndryshojmë qëndrimin dhe të tregojmë se ka dhe mënyrë tjetër për të gatuar dhe në përgjithësi për të ekzistuar, shton ajo.

“Kuzhina” siç vazhdoj akoma ta quaj restorantin, në fillim ekziston, që tu japë shans të rinjve  në gjendje të pabarabartë, të cilët janë rritur në jetimore ose janë me ndonjë farë mangësie – thotë Bllazhka Dimitrova. Për këto tre vjet, qëkurse ekziston ideja për “Blagichka” /“Blagichka – Zero Waste”/ mbi 10 të rinj kaluan përmes kuzhinës. Aktualisht po punon një i ri i cili është shurdhmemec, i cili është ndihmës kuzhinier, së shpejti një djalë në karrocë invalidi do të fillojë punë tek ne, kurse një vajzë 19-vjeçe e cila është rritur pa prindër, e cila prej një kohë të gjatë është në kuzhinë, u bë menaxhere dhe përgjegjëse dhe e drejton restorantin në kohën kur unë nuk jam në të."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD