Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rivendosja e marrëdhënieve me Rusinë mbetet në rend të ditës dhe pas takimit të Rumen Radevit me Vlladimir Putinin

Foto: BGNES

Në takimin e javës së parë në kuadër të forumit ekonomik ndërkombëtar në Shën Petersburg, presidentët e Rusisë dhe të Bullgarisë shqyrtuan zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale. Vlladimir Putin shënoi se ato “vazhdimisht rinovohen”, kurse Rumen Radevi - se  lidhjet shekullore historike, kulturore dhe shpirtërore midis të dyja vendeve  supozojnë  një bashkëpunim shumë më aktiv në ekonomi, energjetikë dhe kulturë.

Përpara më shumë se 1 viti, në bisedimet e veta të zhvilluara me Rumen Radevin në Moskë, kreu i shtetit rus pati uruar “një rinovim të marrëdhënieve  ruso-bullgare në një format të plotë”. Vlerësimet e fundit të udhëheqësve shtetërorë tregojnë se ka përparim në marrëdhëniet, por mbeten shumë pengesa serioze politike për zhvillimin e tyre.

Një dëshmi për këtë është dhe mosmarrëveshja e të dyve në debatet në forumin në Shën Petersburg, të cilin disa medie e kualifikuan si “ndeshje”. Putini mbrojti tezën se Bullgaria ka humbur nga ndalimi i projektit për gazsjellësin “Rryma Jugore” për transit të gazit rus përmes territorit të saj. Sipas tij, vendimi për ndalimin e projektit nuk ka qenë sovran, kurse çmimi, të cilin po e paguan Bullgaria për të, janë investimet e humbura në “Rrymën Jugore”. Radevi përsëriti se nuk mund të pajtohet me pohimin se sovraniteti i Bullgarisë është i kufizuar, sepse “Rryma jugore” qe jo vetëm bullgare , por dhe një projekt evropian , kurse vendimi për të është i përbashkët. Politikat më të reja energjetike të Bashkimit Evropian, anëtare e të cilit është Bullgaria, kanë qëllim diversifikimin dhe aftësinë konkurruese të furnizimeve energjetike, kurse ato sipas Radevit krijojnë mundësi për zgjerimin e pranisë së Rusisë në tregjet e gazit në Evropën Juglindore dhe Qendrore. Kjo rrethanë, mendon udhëheqësi bullgar i shtetit, imponon t’i kërkohet përgjigje pyetjes se si në kushtet e reja bashkëpunimi strategjik i Bullgarisë me Rusinë do të vazhdohet.

Gjatë kohës së vizitës së Presidentit në Rusi u duk qartazi dhe njëdivergjencë e madhe në çështjet e partneritetit strategjik në energjetikë. Radevi apeloi për një qasje dhe mekanizma shumë më të zhdërvjelltë sa u përket marrëveshjeve  për furnizime afatgjata të resurseve energjetike, aktualizimin e tyre dhe uljen e çmimeve. Kështu presidenti dha të kuptohet se po pret një ndryshim në politikën e çmimeve të Rusisë gjatë furnizimeve të gazit për në Bullgari, por Putini u përgjigj se çmimi i gazit natyror është i lidhur me çmimin e naftës dhe është i “drejtë”.

Komentimi i çështjeve të çmimeve në nivelin e udhëheqësve shtetërorë i përshtatet më tepër nivelit qeveritar dhe atij të ekspertëve. Disa vëzhgues politikë komentojnë se në forume të tilla ekonomike, si ai në Shën Petersburg, do të ishte mirë që presidenti Radev të ishte i shoqëruar nga ministrat e energjetikës, të turizmit dhe të ekonomisë, të cilat janë sferat më të mëdha në marrëdhëniet e punës midis të dyja vendeve.

Nga takimi i Vlladimir Putinit me Rumen Radevin  në Shën Petersburg në fund të fundit u duk se në nivelin më të lartë politik ka vendosmëri për një dialog konstruktiv në drejtim të rivendosjes së marrëdhënieve tradicionalisht të mira, por rivendosja e tyre “në format të plotë”, e uruar nga udhëheqësi i shtetit rus përpara 1 viti, akoma nuk është realitet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përbërja e qeverisë së përkohshme është gati

Kandidati për kryeministër të përkohshëm Dimitër Gllavçev ia prezantoi përbërjen e qeverisë së përkohshme kreut të shtetit Rumen Radev dhe përfaqësuesve të forcave politike në Kuvendin Popullor, pa BSP-në. Kryeministri - Dimitër Glavçev..

botuar më 24-04-05 11.12.PD

Autorizimet e ndryshuara të presidentit dhe situata e ndërlikuar pas zgjedhjes së një kryeministri në detyrë

Bullgaria nisi rrugën drejt zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare brenda tre viteve. Kjo u bë e qartë pasi të tre mandatet për formimin e qeverisë iu kthyen presidentit të paplotësuara. Deri para pak kohësh, në rreshtat e..

botuar më 24-04-02 2.05.MD

Marrëdhëniet bullgaro-rumune midis erës së ndryshimit dhe inercisë

Marrëdhëniet bullgaro-rumune janë duke u forcuar, pasi ekziston një kontekst ndërkombëtar dhe vullnet politik në një nivel të lartë në të dy vendet për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. Ka kaluar një vit që kur presidentët Rumen Radev dhe Klaus Iohannis..

botuar më 24-04-01 7.30.PD