Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Medalje e artë në sambo për Maria Orjashkova në Lojërat Evropiane në Minsk

Maria Orjashkova
Foto: BTA

Marija Orjashkova fitoi medaljen e artë në sambo në Lojërat Evropiane në Minsk të Bjellorusisë. Bullgarja, e cila ka qenë nëntë herë kampione evropiane dhe katër herë kampione botërore e fitoi titullin në kategorinë 80 kilogramë, pasi në final e mposhti rusen Zhanara Kusanova.

Para kësaj bullgarja tjetër Cvetelina Cvetanova fitoi medaljen e bronztë në kategorinë 48 kilogramë. Aktualisht Bullgaria ndodhet në vend të nëntë në klasifikim me nëntë tituj – një medalje të artë, 4 të argjendta dhe 4 të bronzta.


Më shumë nga rubrika

CSKA dhe Llokomotiv (Plovdiv) në finalet për Kupën e Bullgarisë

Skuadra e CSKA-së-Sofja u klasifikua për finalet e turneut për Kupën e Bullgarisë për stinën 2019-2020 pas fitores në ndeshjen revansh kundër Botevit (Plovdiv) me 2:0. Pas rezultatit baras në ndeshjen e parë “të kuqit” fituan pas një autogoli të..

botuar më 20-06-25 8.12.PD

Trajnerët në futbollin bullgar ndërrohen çdo 7 muaj

Trajnerët në kampionatin bullgar të futbollit qëndrojnë në postet e tyre mesatarisht nga 222 ditë, tregon raporti i Qendrës Ndërkombëtare për Studime në Sport (CIES Football Observatory). Analiza për sezonin 2019-2020 përfshin 110 kampionate në 79..

botuar më 20-06-24 11.40.PD

Të rinjtë bullgarë më aktivë në ushtrimin e sporteve janë ata në moshë 14 - 17 vjeç

81% prej të rinjve bullgarë në moshë mes 14 dhe 17 vjeç stërviten aktivisht, tregon studimi i agjencisë “Trend” i porositur nga Ministria e Rinisë dhe Sportit. 57% prej fëmijëve në moshë 5-13 vjeç gjithashtu praktikojnë ndonjë sport dhe ¼ prej tyre..

botuar më 20-06-24 10.28.PD