Më 3 korrik vazhdojnë negociatat me përfaqësuesit e sektorit të transportit për tarifat rrugore
Se çfarë po ndodh me sistemin TOLL dhe se kurrë do të fillojë përdorimi i tij në Bullgari janë pyetje të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe më në veçanti për biznesin e transportit. Për këtë arsye konferenca për shtyp e organizuar për këtë temë provokoi interes të madh. Sipas zëvendësministrit të zhvillimit regjional Nikollaj Nankov funksionimi efektiv i sistemit do të sigurohet nga Administrata Kombëtare TOLL, e cila tashmë është themeluar dhe në të punojnë 629 veta. Ata disponojnë me pajisje të teknologjisë së lartë, me qendër të dispeçerëve, dhomë të posaçme për kontroll të trafikut dhe qendra të thirrjeve. Zëvendësministri tha se implementimi i sistemit TOLL është me prioritet për qeverinë dhe pavarësisht se më parë kishte shumë probleme të lidhura me pullat elektronike për tarifat rrugore, tani me sistemin TOLL nuk do të ketë të tilla.
“Duke folur për gatishmërinë teknike të Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore dhe të partnerëve të saj në implementimin e sistemit TOLL – “KAPSCH Traffic Solutions”, situata është kjo, shpjegoi Zv.Ministri Nankov: Që nga 16 maji zhvillojmë eksploatim teknik të sistemit në regjim të simuluar (“brenda zyrës”), që nga 16 gushti, siç ramë dakord me kolegët nga kompanitë e transportit, do të fillojmë eksploatimin real teknik të sistemit – Eksploatimi tregtar dhe mbledhja reale e tarifave nuk do të fillojë derisa nuk i sqarojmë të gjitha detajet – siç sa i përket funksionimit të sistemit, ashtu edhe sa i përket anës ligjore”.
Pritet se rrjeti rrugor, për të cilin shoferët do të paguajnë, do të përfshijë 6000 kilometra, në vend të të shpallurve në fillim 10 800 km. Këtu do të hyjnë autostradat, rrugët kryesore dhe dytësore. Se cilat do të jenë tarifat akoma nuk është e qartë, po zhvillohen negociata me sektorin e transportit. Më 3 korrik është planifikuar një takim me përfaqësuesit e sektorit dhe Zv.Ministri Nankov është optimist se do të arrihet balanca e kërkuar.
Drejtori i Administratës Kombëtare TOLL prof. Oleg Asenov shpjegoi se tani shoferët e maunave dhe kamionëve të mëdhenj, të cilët çdo ditë kalojnë përmes territorit të Bullgarisë, janë detyruar të plotësojnë harta, në të cilat tregojnë pikën e hyrjes në shtet dhe atë të daljes. Ato janë të vlefshme brenda afatit 24-orësh, pas kalimit të të cilit automjeti duhet të dalë jashtë Bullgarisë. Pas fillimit të punës së sistemit TOLL tashmë nuk do të ketë nevojë për harta të tilla, sepse shoferët do të marrin harta, mbi të cilat sistemi do t’ua tregojë itinerarin e tyre në bazë të të dhënave të ofruara nga ata. Kështu tarifa e detyrueshme do të përcaktohet automatikisht, duke pasur parasysh të dhënat.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: BTA
Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen..