Një nga operatorët mobil në Bullgari lancoi stacionin e parë bazë tek ne. Ai do të testohet deri në fund të këtij viti në bandë frekuencash nga 3440 deri më3540 MHz. Presim se gjatë vitit 2020 do të fillojmë t’u ofrojmë shërbime 5G klientëve tanë, premtojnë nga operatori. Rrjeti i ri siguron qasje më të shpejtë brezgjerë në internet, komunikim të sigurt me vonesë fare të vogël dhe komunikim të shpejtë mes pajisjeve të ndryshme. “Komisioni Rregullator i Komunikimeve përshëndet të gjitha përpjekjet me qëllim që konsumatorët në Bullgari të kenë akses sa më të mirë në teknologjitë e reja dhe inkurajon investimet dhe konkurrueshmërinë” – tha kryetari i Komisionit Ivan Dimitrov. Bullgaria është shteti i 50-të në botë, i cili teston rrjetin 5G.
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..