Një nga kitaristët tanë më të talentuar të muzikës xhaz e ka përfunduar arsimin e tij muzikor në Holandë. Aty ai i ka rizbuluar rrënjët e veta bullgare, aty po jeton dhe punon. Thotë se më e vlefshmja të cilën e ka mësuar në Prince Claus Conservatorium - Grjoningen është të jetë i autentik kur shpreh vetveten përmes artit. Ekzekuton “standardet” e xhazit, muzikë të vet prej autori, merr pjesë në projekte të ndryshme – që nga koncertet për fëmijë deri tek veprat për kor dhe orkestër simfonike.
Ka lindur në qytetin Svishtov. Babai i tij i cili ka vdekur herët ka luajtur në kitarë dhe trumbetë, gjyshi i tij ka qenë kërcimtar i talentuar, kurse stërgjyshi – fyelltar shumë i talentuar. Ka filluar të mësojë muzikë akoma në moshën 6 vjeçe, kurse me kitarë nëpër duar është që në moshën 14 vjeçe. Pas Gjimnazit Tregtar ka vazhduar në Akademinë Ekonomike në qytetin e tij të lindjes, por shumë shpejt ka kuptuar se kjo nuk është rruga e tij dhe ka vendosur të ndjekë talentin e vet.
“Kam një përvojë serioze si muzikant në klube dhe lokle – thotë ai. Kam kaluar përmes të gjitha stileve – nga pop dhe rok deri tek “evergreen” dhe çyçeku. Kurse folklorin bullgar e dashurova akoma si nxënës, në shkollën për valle popullore.”
Gjatë vitit 2001 është i pranuar në Berklee College of Music, që aty e dekorojnë për një kompozim më të mirë, por paratë me të cilat ka disponuar, nuk kanë qenë të mjaftueshme për arsim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës“Pas kësaj u ktheva në Holandë – një mundësi e shkëlqyer, sepse Konservatori në Grjoningen punonte në bazë të programit amerikan me pedagogë (muzikantë veprues në degën e xhazit) nga Amerika – tregon Ljudmill. Kurse unë pikërisht këtë dëshiroja - të mësoja xhaz. Pedagogët në Gjoningen na detyruan të mendojmë se cilët jemi, ku janë rrënjët tona. Na mësonin të jemi të hapur dhe autentikë. Fillova t'i kushtoj vëmendje më të madhe historisë sonë. Pavarësisht se mësoja në mënyrë të thelluar xhazin, rrënjët e mia ishin krejt të tjera. Këtu përdora përvojën time nga shkolla e vallëzimit si dhe interesin tim ndaj improvizimit. Vazhdova me magjistraturë në CODARTS - Rotterdam, tema ishte përzierja e xhazit dhe të muzikës popullore. Në Holandë mësohet e gjithë tradita-që nga vet lindja e xhazit deri tek shfaqjet e tij moderne. Vendosa të veproj në të njëjtën mënyrë ndaj interpretuesve në muzikën tonë popullore, si dhe të mësoj zhvillimin e çdo një instrumenti popullor bullgar në veçanti. Dhe meqenëse flas për çiltërsi – për mua më shumë stile nuk ekzistojnë. Kuptohet se, në qoftë se duhet të ndjek ndonjë farë kërkesash, mund ta bëj por, në muzikën time prej autori përfshij dhe xhaz dhe folklor bullgar dhe elemente nga klasiku. Përsëri nënvizoj – improvizimi është shumë i rëndësishëm për mua, kurse në muzikën popullore bullgare ajo është një element i rëndësishëm.”
Kitaristi tregon se, “projekti i tij i ri bullgar” vizatohet si shumë special. Çdo gjë fillon gjatë muajit mars të këtij viti. Ljudmill vjen në Bullgari për një koncert me “Xhazanica” – një projekt i bateristit Bobi Petrov. Vendos të përshtatë pijesat e veta orkestrale , të cilat ti prezantojë bashkë me muzikantët e dashur bullgar, bashkë studentë të tij nga Holanda – Bobi dhe Misho Ivanov /kontrabas/. Në grup fton po kështu Zhivko Vasilevin /fyell/ dhe gajdexhiun Pejo Peev, nga i cili ka mësuar shumë për muzikën tonë popullore. Pejo improvizon në mënyrë të shkëlqyer. “Shtrydh” nga gajdja çdo gjë, ai krejt të “nxjerr shpirtin” kur e dëgjon – thotë Ljudmill.
Muzika, e cila formohet nga ky gërshetim të personaliteteve dhe të traditave, është shumë afër me folklorin bullgar, por dhe me xhazin. Në të nuk ka “një formalitet të stileve”, gjë e cila e jep një energji të ndryshme. Në kundërshtim me normat e përgjithshme të pranuara, Ljudmill është i bindur se, një liri në improvizim nuk ka. Sekreti është në zotërimin e mirë të materialit dhe “të fjalorit të pasur”. Improvizuesi i mirë është si një zhongler – sa më shumë elemente përfshin, kaq më i mirë është improvizimi. Kuptohet ke liri të plotë të mund të zgjedhësh se çfarë të përfshish dhe si të reagosh lidhur me faktin se çfarë bëjnë kolegët e tu në skenë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..