Rritja negative e popullsisë është me përmasa kërcënuese, tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Shëndetësisë dhe Analizave. Vetëm për 3 muajit e 2019-ës bullgarët e vdekur janë 29 000. Më e madhe është vdekshmëria në kryeqytet, ku të vdekurit janë 5 230, statistika për qytetin e Plovdivit tregon 2 884 veta, për Varna – 2 087. Në qytetet Haskovo Stara Zagora dhe Bllagoevgrad vdekshmëria gjithashtu është tepër e madhe në sfondin e numrit të popullsisë. Diferenca ndërmjet numrit të të vdekurve dhe atij të sapolindurve është tepër shqetësuese në rajonin e Vidinit, ku për tremujorin në fjalë lindjet janë 59, kurse funeralet – 452. Gjatë kësaj periudhe në vend kanë lindur 13 000 fëmijë. Raporti i lindjeve dhe vdekjeve është 1: 3.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..