Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri bullgar pret falje personale nga ministri i jashtëm i Serbisë

Bojko Borisov në Sarajevë
Foto: BTA

Tensioni midis Sofjes dhe Beogradit është i papranueshëm për Bashkimin Evropian, deklaroi kryeministri Borisov në Sarajevë në samitin e shteteve të Evropës Juglindore. Bashkimi Evropian do të thotë jo vetëm fonde evropiane, por do të thotë edhe siguri dhe parashikueshmëri. Me këtë mënyrë të mendimit që është e zakonshme për Ballkanin, do të qëndrojmë vetëm në një vend pa kurrfarë përparimi. Derisa nuk marr faljen e ministrit të jashtëm Ivica Daçiç, nuk do të bisedoj më për këtë çështje as me presidentin Aleksandër Vuçiç, as me kryeministren Ana Bërnabiç. Borisovi ishte kategorik se kur ka dhënë si shembull diferencën midis  pozitës shtetërore të Spanjës për Kosovën dhe asaj të shteteve të tjera në BE, nuk e ka fyer Serbinë. “Daçiç tashmë kishte katër takime me ministren tonë të jashtme Ekaterina Zaharieva dhe ka kërkuar falje, por nuk dëshiron ta bëjë këtë publikisht”, nënvizoi kryeministri bullgar. Vetë Ana Bërnabiç komentoi se gjërat do të qetësohen.

Më vonë Ekaterina Zaharieva bisedoi me homologun e saj serb Ivica Daçiç në vendpushimin sllovak Visoki Tatri në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). “Duket se fjalët e Borisovit janë interpretuar gabimisht. Bashkëpunoj me Borisovin prej shumë vitesh dhe isha befasuar nga interpretimet e fjalëve të tij në mediat tona”, deklaroi duke e justifikuar veten Daçiç.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi Tahov

Bojkoti i zinxhirëve ushqimorë tashmë po jep rezultate

Efekti i protestave kundër zinxhirëve ushqimorë është i dukshëm, tha ministri i bujqësisë Georgi Tahov në Plovdiv, ku mori pjesë në një takim kombëtar të prodhuesve të frutave dhe perimeve. Ai shtoi se tashmë ka një ulje të çmimeve të produkteve..

botuar më 25-02-27 2.59.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: "Kabineti "Zheljazkov" duhet të qeverisë edhe në pakicë"

"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..

botuar më 25-02-27 11.51.PD

Plotësimi i vendeve vakante në ushtri - një synim kryesor në sektorin e mbrojtjes

Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...

botuar më 25-02-27 10.32.PD