Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sondazhi i parë për naftë dhe gaz rreth qytetit Silistra nuk dha rezultatin e kërkuar

Foto: BNR-arkiv

Shpimi i parë për naftë dhe gaz rreth qytetit Silistra në bregdetin bullgar të Detit të Zi është i pasuksesshëm. Në fund të muajit mars kompania “Shel Interneshënël Eksplorejshën end Divelëpmënt Italia S.P.A.” në të cilën një pjesë prej 50% ka “Shell”, 30% janë të kompanisë australiane “Udsajd Enerxhi”, kurse kapitali tjetër është i firmës spanjolle “Repsol”, zhvilloi një shpim tremujor në bllokun “Han Kubrat”. Bashkimi po studion edhe një pjesë tjetër, por në bregdetin verior të Detit të Zi. Rreth qytetit Silistra janë zbuluar depozita të hidrokarbureve, por ato nuk janë të përshtatshme për një fitim komercial, thuhet në raportin e “Udsajd”. Sondazhi është i vulosur dhe po ndërmerren studime për sondazhe të reja të ardhshme në bllok.


Më shumë nga rubrika

Banka hungareze OTR dhe dega e saj bullgare DSK nuk janë sanksionuar

Në takimin e 22 majit në Bruksel, ministrat e punëve të jashtme të BE-së nuk morën vendime për paketën e 11-të të sanksioneve kundër Rusisë. Hungaria nuk deklaroi se do të vendosë një veto nëse OTR Bank nuk hiqet nga lista e zezë e Ukrainës, siç..

botuar më 23-05-23 9.24.PD

Bullgaria u shpall kundër standardit të automobilave “Euro 7” të BE-së

8 vende të BE-së, përfshirë Bullgarinë, insistojnë në zbutjen e kufizimeve të planifikuara për emetimet e karbonit të makinave. Standardi “Euro 7” duhet të hyjë në fuqi nga viti 2025. “Ne kundërshtojmë çdo rregull të ri për emetimet e..

botuar më 23-05-23 8.49.PD

Parashikimi i motit për 23 majin

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – 9°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Në pjesën lindore të vendit do të mbajë vranësira, por pa reshje. Pas mesditës në jug do të ketë vranësira dhe aty janë të mundshme..

botuar më 23-05-22 7.45.MD