Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdivi do të jetojë pesë ditë në ritmin e kërcimit

Foto: plovdiv.bg

Grupe folklorike nga tri kontinente mbërrijnë në Plovdiv për Festivalin Folklorik Ndërkombëtar, i cili do të zhvillohet nga 29 korrik deri më 2 gusht. Kjo do të jetë edicioni i tij i 25-të dhe pjesëmarrësit sivjet do të jenë nga Spanja, India, Moldavia, Mali dhe Serbia. Shumë do të jenë dhe grupet nga Bullgaria. Ansambli “Trakia” do të shënojë përvjetorin e vet të 45-të me koncert të madh. Çdo mbrëmje ansamblet do të marrin pjesë në dy koncerte. I pari, në orën 18 do të jetë menjëherë pas parakalimit në pedonalen e madhe të Plovdivit, kurse i dyti do të fillojë në orën 20 në skenën e Teatrit Antik. Të gjithë qytetarët dhe mysafirët e qytetit do të mund t’i vizitojnë koncertet falas.

Krahas koncerteve në Plovdiv do të ketë programe analogjike qytetin Peshtera, i cili ndodhet në qarkun e Plovdivit. Atje më 30 korrik do të ketë koncert të ansambleve nga India dhe Moldavia, kurse në mbrëmjen tjetër do të prezantohen pjesëmarrësit nga Republika e Malit dhe Serbia.

Në ditën e parë të gushtit në skenën e hapur para Bashkisë së Plovdivit do të prezantohet projekti „As she sings“ – një bashkëpunim ndërmjet fondacionit “Plovdiv 2019” dhe qytetit holandez Leuvarden (Leeuwarden), i cili ishte kryeqyteti evropian i kulturës gjatë vitit 2018. Në këtë projekt marrin pjesë artistë – përfaqësues të tri kulturave – çifute, bullgare dhe rome. Pjesëmarrësit janë muzikantë nga Holanda, nga akademia për muzikë, kërcim dhe arte figurative në Plovdiv dhe nga orkestra “Brestovica”. Më 2 gusht në skenën e Teatrit Antik festivali do të përfundojë me koncert me pjesëmarrjen e të gjitha ansambleve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kuintet ndërkombëtar me Vasko Vasilev do të luajë në Kullën Eifel

Violinisti bullgar me famë botërore Vasko Vasilev dhe solistët nga Orkestra e Operës Mbretërore “Kovent Garden” do të mbajnë një koncert klasik akustik më 26 maj në sallën “Gustav Eiffel” të Kullës Eifel. Muzikantë nga 5 kombësi do të jenë së bashku në..

botuar më 24-05-17 3.12.MD
Doc. Natalija Njagollova

Doc. Natalija Njagollova nga Roma: Në Itali ka interes për të studiuar gjuhën bullgare

"La Sapienza" në Romë është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze italiane, i themeluar në vitin 1303. Në ditët e sotme është universiteti më i madh në Evropë për nga numri i studentëve që studiojnë me kohë të plotë. Ashtu si në..

botuar më 24-05-14 7.20.PD

Hapet platforma BERON në internet për burimet në gjuhën bullgare

Agjencia Bullgare e Shkencave prezantoi një platformë për burimet në gjuhën bullgare në internet BERON. BERON është një shkurtim (nga shkronjat e para të Burimeve Gjuhësore Bullgare Online në bullgarisht), por gjithashtu na kujton enciklopedistin..

botuar më 24-05-11 10.20.PD