Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arsimi është arsyeja kryesore për emigrimin e bullgarëve 17-25 vjeçar

Foto: Facebook.com - Boiko Borissov

Certifikata për zotërimin e gjuhës bullgare të njihet si dokument për zotërimin e gjuhës së huaj në vendet e Bashkimit Evropian – kjo është objektiva e madhe e përpjekjeve diplomatike të politikanëve bullgarë sa i përket arsimit të fëmijëve bullgarë jashtë shtetit. Puna në këtë drejtim filloi me nismën “peticioni për gjuhët e vogla” e Asociacionit të Shkollave Bullgare jashtë Shtetit. Ai ishte pranuar nga PE dhe mori qëndrim rekomandimi nga Këshilli i Ministrave të Arsimit sa i përket mësimit të gjuhëve dhe zhvillimit të provimeve të gjuhëve në sistemet arsimore të vendeve të ndryshme.

Akoma është në formën e rekomandimit, por në fushën e arsimit është vështirë që diçka të bëhet e detyrueshme – secili shtet e ka autonominë e vet në këtë sferë” - tha para Radios Kombëtare Bullgare Irina Vladikova, drejtoresha e shkollës bullgare “Shëntorët Kirill dhe Metodij” në Vjenë dhe kryetarja e Asociacionit të Shkollave Bullgare jashtë Shtetit. “Një qëllim real është që certifikata për zotërimin e gjuhës bullgare të njihet si nota për zotërimin e një gjuhe të huaj dhe ajo të japë përparësi në universitet – kur studentët kanë certifikatë të tillë, ata të mos jenë të detyruar të mësojnë gjuhë të katërt të huaj. Sepse fëmijët më të mëdhenj kanë shumë vështirësi – duke ardhur në shtetin e huaj ata fillojnë të mësojnë gjuhën e vendit dhe programet arsimore parashikojnë akoma mësimin e 2 apo 3 gjuhë të huaja. Në se kjo certifikatë njihet, një prej këtyre gjuhëve mund të zëvendësohet më bullgarishten  Shpresojmë shumë se do të bëhet kështu”.

Kalimi nga arsimi i mesëm në atë të lartë i fëmijëve bullgarë, të cilët jetojnë jashtë Bullgarisë është theksi i ri i punës së asociacionit tonë”, nënvizoi Irina Vlladikova gjatë kohës së konferencës së 12-të vjetore të Asociacionit të Shkollave Bullgare jashtë Shtetit në Plovdiv më 27 korrik. Përfaqësuesit e më shumë se 60 shkollave nga të gjitha pikat e planetit u mblodhën në kryeqytetin aktual evropian të kulturës për të formuluar detyrat e tyre më të rëndësishme. Ata u njohën me novitetet në mësimin e gjuhës, historisë dhe gjeografisë bullgare në shkollat jashtë shtetit. Ishin prezantuar dhe librat e rinj të mësimit, të botuar posaçërisht për institucionet arsimore jashtë Bullgarisë. Për herë të parë në hartimin e tyre kanë marrë pjesë pedagogë nga shkollat bullgare jashtë vendit.

Sipas kryeministrit Bojko Borisov mosnjohja e gjuhës bullgare është pengesë për kthimin në Bullgari të familjeve, fëmijët e të cilat nuk kanë mësuar bullgarisht në vendin e huaj. “Pengesa për kthimin e tyre nuk është vetëm pagimi më i vogël tek ne. Për këtë arsye ju jeni aq të rëndësishëm për ne – pa ju nuk mund t’i përgatitim dhe t’i mësojmë fëmijët. Pastaj për prindërit e tyre do të jetë më lehtë që të kthehen në Bullgari”, u tha gjithashtu kryeministri mësuesve dhe premtoi dy milionë leva më shumë për shkollat bullgare në botë. Qeveria u angazhua dhe me ndihmë diplomatike për sigurimin e ndërtesave për shkollat bullgare në vendet e huaja.

Ndihma për shkollat bullgare të së dielës është një shembull për politikën e mirë gjatë 10-11 vjetëve të fundit. Më parë këto shkolla ishin vetëm 50, kurse tani janë mbi 350. Fëmijët në to janë më se 30 mijë dhe çdo vit shkollat bëhen më shumë, rritet numri i fëmijëve, shtojmë dhe numrin e veprimtarive, të cilat i financojmë”, tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev. “Me rëndësi është që bullgarët e vegjël të ndihen se janë lidhur me Bullgarinë dhe prandaj do të fillojmë një program për partneritet ndërmjet shkollave në Bullgari dhe atyre jashtë vendit, i cili do të popullarizojë arsimin bullgar dhe do t’ motivojë këta fëmijë të kthehen tek ne në sistemin tonë të arsimit të lartë. Në lidhje me këtë do të ndryshojmë dhe urdhëresën për pranim në universitetet shtetërore dhe do t’i njohim notat e provimeve të maturës në shtetet e tjera si nota për pranim në programet e studimit të universiteteve tona, plus certifikatën e zotërimit të gjuhës bullgare sipas kornizës së përbashkët evropiane referuar gjuhëve. Shollat bullgare të së dielës ekzistojnë falë dëshirës së prindërve që fëmijët e tyre të mbeten pjesë e hapësirës kulturore dhe gjuhësore bullgare”.

Lehtësimi i regjimit të vizave për studentët dhe platforma elektronike për aplikim në universitetet bullgare janë një pjesë e masave, të cilat do t’i lehtësojnë maturantët nga shtete e tjera, shtoi ministri dhe nënvizoi se arsimi është arsyeja kryesore për emigrimin e bullgarëve të rinj të moshës 17-25 vjet.

“Ju jeni pjesë e diplomacisë kulturore bullgare, kurse shkollat, të cilat i drejtoni janë vitrina e arsimit bullgar”, tha në konferencën e Asociacionit të Shkollave Bullgare jashtë Shtetit nënpresidentja Ilijana Jotova dhe shtoi: “pa përpjekjet e qëllimshme suplementare të shtetit s’ka se si ta mbrojmë përkatësinë etnike bullare të fëmijëve jashtë vendit”. Ajo tha gjithashtu se bashkë me presidentin Rumen Radev po organizojnë një forum kombëtar të bullgarëve jashtë shtetit me theks – shkollat jashtë Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD