Në fshatin e bukur të Plovdivit po zhvillohet festivali tradicional i pikturave në mur dhe i artit avangard “Staro Zhelezare Street Art Village Festival” deri në fund të muajit gusht. Fshati ka 400 banorë. Çdo verë iniciatorët e projektit – piktorët Katarzina dhe Ventsislav Piryankovi – me studentë të tyre nga qyteti polonez Poznan e ndryshojnë vendbanimin, duke pikturuar në të hapur në muret e shtëpive dhe në gardhe. Tema e festivalit gjatë vitit 2018 – Muzeu i Artit Modern MoMa nga Nju Jorku në fshatin Staro Zhelezare” shkaktoi një jehonë të madhe jo vetëm në Bullgari, por dhe në mbarë botën. Portrete të njerëzve vendas u pikturuan krahas veprave të piktorëve të njohur botërisht. Ideja për utopinë futuriste është prijëse gjatë vitit 2019, ndërsa ky edicion i festivalit përfshin aksione artistike dhe performancë teatrale.
Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..
Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..
Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse. "Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit..