Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjermania pret që Kristalina Gjeorgjieva të kryesojë Fondin Monetar Ndërkombëtar

Foto: BTA

Gjermania është optimiste se bullgarja Kristalina Gjeorgjieva do të bëhet kryetarja tjetër e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në Berlin nuk presin se mosha e Kristalina Gjeorgjievës mund të jetë problem që të mund të qëndrojë në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Financave, i cituar  nga agjencia “Reuters”. Deklarata erdhi pasi gjatë ditës së premte vendet e Bashkimit Evropian e zgjodhën Gjeorgjievën (65 vjeçe) për kandidate të BE-së  dhe për menaxhere të Fondit. Pjesa më e madhe e shteteve anëtare nga Bashkimi Evropian e përkrahën Gjeorgjievën, pavarësisht se kandidatura e saj do të imponojë ndryshime në rregullat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat kërkojnë që udhëheqësi i institucionit të jetë nën 65 vjeç kur e merr përsipër këtë post kaq të rëndësishëm.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Takoni kukullat" në Teatrin e të rinjve më 22 mars

Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës Botërore të Teatrit të Kukullave, të cilën e festojmë më 21 Mars. Qëllimi është që publiku t'i..

botuar më 25-03-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta, kryesisht mesatare, të konsiderueshme dhe të larta mbi Bullgarinë Veriore..

botuar më 25-03-21 7.40.MD

Ministri i bujqësisë premtoi mbrojtjen e bujqve

"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me..

botuar më 25-03-21 6.09.MD