Për vitin e 22-të me radhë vendpushimi Bansko në malin Pirin, Bullgari Jugperëndimore, mirëpret interpretues të muzikës xhaz nga Bullgaria dhe nga jashtë. Festivali më i madh i xhazit tek ne do të fillojë sot me emblemat e kësaj muzike në Bullgari – këngëtarët Vasill Petrov dhe Kamelija Todorova, kurse kulmi i kësaj nate do të jetë prezantimi i saksofonistit dhe lokalistit legjendar amerikan Maceo Parker. Në skenën e festivalit do të shfaqet dhe Ray Gelato me grupin e tij “Giants”. Në programin e festivalit, I cili do të vazhdojë deri më 10 gusht janë përfshirë dhe banda nga Italia, Hungaria, Serbia dhe Greqia.
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..