Koleksionimi mund të jetë hobi për njerëzit më të pasur ose për persona të njohur, të cilët mbledhin krijime të artit, armë, automobila retro të shtrenjta dhe akoma shumë gjëra të tjera të ndryshme. Ky pasion i tyre padyshim që kërkon harxhime të mëdha. Por, e vërteta është se, jo çdo lloj koleksioni ka nevojë prej mjeteve dhe investimeve të shumta. Më shpesh ai ka vlera sentimentale dhe përbëhet prej sendeve të dashura, të cilat njerëzit i mbledhin akoma si fëmijë. Fëmijët për shembull mund të koleksionojnë topa të vogla prej qelqi, ushtarë të vegjël, mbështjellës të karameleve, fotografi të sportistëve ose të artistëve të ndryshëm. Ka dhe shumë njerëz të rritur me të njëjtin pasion –mbase si një gëzim i harruar nga koha e fëmijërisë.
Ashtu si tek fëmijët, mundësitë për koleksionim për të rriturit janë pafund – gota për birë apo të tjerra, butile, kapele, syze, telefona, çakmakë. Një hobi padyshim kureshtare është mbledhja e paketave për cigare. E njohur nëpër botë, ajo ka trashëgimtarët e vet në botë si dhe tek ne. Mes tyre është banuesi nga qyteti Silistra Dimitër Gjeorgjiev.
Koleksioni i tij ka rreth 700 paketa për cigare bullgare nga periudha 1904-1989. Më e vjetra është nga viti 1904 me markën “Aseni i II” të fabrikës së duhanit të qytetit Plovdiv “Dimitër Mardas”. Koleksioni bën përshtypje jo vetëm me eksponatet e veta unike, por dhe me shpejtësinë me të cilën janë mbledhur, me qenë se Dimitri merret me këtë hobi vetëm prej 6 vjetëve.
“Çdo gjë filloj fare rastësisht, derisa shikoja një nga sajtet për tregti. Pashë disa kuti të vjetra dhe u bëra kureshtar, sepse nuk kisha parë asnjëherë të tilla. Mendoj se ishin nga vitet 40-të të shekullit të kaluar. Paketa e parë qe nga një fabrikë në qytetin e Plovdivit, e cila ka prodhuar cigaret “President”. Ajo nuk është e hapur, është bashkë me cigaret brenda në të, mendoj se ishin që nga viti 1943. Ato janë të prodhuara në fabrikën “Tyutyundzhiyan/.Familja Garabedjan-Tutunxhian është një nga familjet e para, bashkë me familjen Tomasjan, të cilat hapin fabrika nëqytetin e Plovdivit. Në fillim vetë e presin duhanin, pas kësaj blejnë dhe prerëse që punojnë me benzinë dhe pak nga pak bëhen prodhuesit më të mëdhenj të cigareve në qytet gjatë viteve të 20-tëdhe të 30-të të shekullit të XX-të”.
Një pjesë nga paketat, të cilat janë të rëndësishme për Dimitrin janë kutitë – ato të prodhuara me stare të veçanta - jubile, forume zyrtare e kështu me radhë. Mes tyre janë kongreset e Partisë Komuniste, e cila ka qenë në pushtet gjatë periudhës 1945-1989, mbledhjet e ndryshme, festat dhe bile fluturimi gjatë vitit 1979 i kozmonautit të parë bullgar Gjeorgji Ivanov. Për këtë të fundit Dimitri pohon se akoma po e kërkon për koleksionin e vet, por është krenar, sepse:
“Kam eksponate interesante që përpara vitit 1944, mes të cilëve cigaret “Skior”, “Pilot”, “Sport” e të tjera. Kam dhe cigare kundër astmës, si dhe të tilla për të hequr dorë nga ky ves kaq i keq- thotë ai dhe shton se mes eksponateve ka kuti me karikatura. Autorët e tyre mbeten të panjohur, por më shpesh ato janë të lidhur me reklamën e një marke të caktuar. Gjatë viteve janë prodhuar dhe cigare, paketat e të cilave kanë qenë reklamë eqyteteve bullgare, fshatrave dhe kureshtjeve historike. Ato po kështu zënë vendin e vet në koleksionin e Dimitër Georgievit.
Koleksionimi është një pasion, i cili sjell miq të rinj, pasuron jetën dhe e bën akoma më interesante. Koleksioni mund të jetë i dobishëm dhe për të tjerët, në qoftë se bëhet pjesë e ndonjë muzeu. Për një nismë të ngjashme mendon dhe Dimitër Gjeorgjiev. Por, ka dhe pengesa. Sipas Dimitrit, ato janë si financiare, ashtu dhe thjeshtë historike, sepse qyteti Silistra asnjëherë nuk ka qenë lidhur me industrinë e duhanit tek ne. Por, jo kështu qëndrojnë gjërat në qytetin e Plovdivit, i cili është qendra historike në Bullgari e kësaj industrie. Pikërisht aty sipas Dimitrit, duhet të krijohet muzeu i cili akoma po mungon dhe i cili mund të tregojë historinë e këtij sektori tek ne. Deri tani në qytetin Plovdiv është bërë vetëm një ekspozitë e përkohshme me emrin “TYMI. Historia e duhanit” , e cila ishtepjesë e kalendarit të nismës “Plovdivi – Kryeqyteti Evropian i kulturës 2019 nga janari deri në mars sivjet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen..