Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rajna Knjaginja – mamia e parë e diplomuar pas Çlirimit

Shtëpia e saj në kryeqytet do të kthehet në muze

Rajna Knjaginja është e njohur për secilin bullgar si gruaja që ka qëndisur flamurin, i cili symbolizon idealin kombëtar për liri. Por ajo mbetet në histori dhe me diçka tjetër – me misionin e saj bamirës, të cilit i përkushtohet pas Çlirimit. Për punën e saj si një nga mamitë e para të diplomuara tani fare shpejt do të tregojë shtëpia e saj në Sofje, e cila do të kthehet në muze.

Shtëpia e Rajna Knjaginjës në Sofje gjendet në një lagje të kryeqytetit, ku terrene të vogla u janë dhënë heronjve, të cilët kanë marrë pjesë në luftërat për Çlirimin kombëtar dhe në luftërat e  mëvonshme. “Kjo lagje i mbledh kujtimin e njerëzve, të cilët me shembullin e vet kanë motivuar të tjerët të luftojnë për brezat e ardhshme, kanë ruajtur frymën e bullgarit në atë kohë të largët”, thotë Tanja Doganova-Hristova, një nga trashëgimtaret e Rajna Knjaginjës.

Në shtëpinë e saj në kryeqytet në rrugën “Sofronij Vraçanski” 119 Rajna Knjaginja është vendosur pas vitit 1898 – pasi është shpëtuar nga torturat  në burgjet turke dhe ka përfunduar studimet për mami në Moskë. Por shumë shpejt pas kësaj bashkëshorti i saj Vasill Dipçev, i cili i ka qenë nënshtruar persekutimit politik, është vrarë  dhe ajo ka mbetur vetëm me 5 djemtë e saj dhe me fëmijën e birësuar - Gina.

Dhe pavarësisht se ka vuajtur nga tuberkulozi i kockave në stad të avancuar, ka ndihmuar për lindjen e qindra fëmijëve si në misionet diplomatike, kështu dhe në lagjet më të varfra të Sofjes. Ka organizuar po kështu shkollat e para  për edukim shëndetësor, ka themeluar spitalin “Majçin Dom”/ Shtëpia e nënës/ - sot spitali më i madh universitar për gjinekologji, ku ka zhvilluar dhe kurse për mami.

“Rajna Knjagjinja ka punuar pa rrogë për të ndihmuar të gjithë nevojtarët” – tregon Tanja Doganova-Hristova. “Njerëzit e moshuar dëshmojnë se ajo gjithmonë ka qenë e gatshme me shkopin e saj dhe me këmbët e saj të dobëta- edhe kur nuk kanë mundur ta marrin me kalë ose me karrocë, të shkojë për të ndihmuar ndonjë grua e cila është duke lindur. Kështu ka qenë dhe me luftarakët, të cilët i ka mbledhur në tryezën modeste në shtëpinë e saj me fasule, qepë...”

Sipas Todor Krëstevit kryetari i sotëm i njësisë bashkiake “Serdika” të kryeqytatit, shtëpia-muze e Rajna Knjaginjës do të jetë gati deri më 1 vit e gjysmë me ndihmën e dhurimeve të shumta.

“Shpresoj të bëjmë katin e parë të muzeut të Rajna Knjaginjës dhe në të të grumbullojmë të gjitha kujtimet e trashëgimtarëve të saj, fotografitë dhe dokumentet, të cilat ata do të na i japin, historitë e ndryshme për jetën e saj” – thotë Todor Krëstev. “Muzeu do ta verë theksin jo mbi veprimtarinë e saj revolucionare, por mbi punën e saj lidhur me themelimin e obstetrikës në kryeqytetin e ri bullgar dhe do të tregojë për djemtë e saj-heronj të jashtëzakonshëm bullgarë. Në katin e dytë , siç na propozuan trashëgimtarët e saj bëjmë një Muze të ushtrisë vullnetare, sepse rajoni ka qenë populluar pikërisht me ish-ushtarë të tillë – njerëz me një kontribut në lëvizjen nacionalçlirimtare. Por a do të kthehet ky muze në një vend interaktiv, në të cilin fëmijët do të mësojnë faktet me ndihmën e filmave, do të vendosim pak më vonë”.

Në ekspozitën e pasur të muzesë Tanja Doganova-Hristova shpreson të shikojë dhe portretin e bukur të Rajna Knjaginjës, të cilin e di nga fëmijëria.

“Unë e shikoj shumë të bukur dhe të gjallë e të frymëzuar dhe këtu flas si një regjisore filmash” - shton ajo. “Ajo duket si një njeri i vendosur dhe tepër i pjekur, i cili i do shumë njerëzit- dhe të gjitha këto gjëra “janë shkruar” në fytyrën e saj. Unë kam parë një portret shumë të madh të Rajna Knjaginjës, i cili gjendet në shtëpinë e stërmbesës së saj Ollga Dipçeva. Dhe kur si fëmijë e kam vërejtur këtë fytyrë, kam ndier një respekt të madh, një dashuri të fortë ndaj njerëzve. Sikurse na bën thirrje të mos qëndrojmë, por t’i rregullojmë të gjitha gjërat në atdheun tonë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Herakleja Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD