Mes pothuajse 1000 festivaleve, të cilat zhvillohen në Bullgari, një vend të veçantë zënë restaurimet – bujare dhe madhështore, të cilat tërheqin publikun dhe të cilat rikrijojnë periudha të ndryshme nga historia e madhe e Bullgarisë.
"Në Bullgari prej shumë vjetëve e këtej është gjallëruar lëvizja për popullarizimin e historisë bullgare përmes shoqatave të konstruktorëve, të cilët prezantojnë trashëgiminë kulturore dhe historike bullgare në mënyrë më atraktive – sqaron Zhasmin Përvanov, kryetar i “Shoqatës për rimëkëmbjen dhe ruajtjen e traditave bullgare - Avitoholl” në qytetin Varna. Grupi i synuar janë fëmijët dhe adoleshentët, që të mund të kuptojnë më mirë këtë, të cilën e mësojnë në shkollë dhe të fitojnë një përfytyrim më të plotë për njerëzit, të cilët kanë jetuar gjatë një epoke të caktuar."
Shoqatat bashkojnë njerëz me profesione të ndryshme, por me interes të përbashkët – dashuria ndaj historisë dhe dëshira të tregojnë përpara publikut të gjerë në bazë të mënyrës më autentike jetën, zanatet, veshjen, kulturën, traditat luftarake të njerëzve të cilët kanë populluar trojet bullgare në periudhat e largëta historike.
"Burimet, të cilat i përdorin këta konstruktorë janë studime dhe publikime për gërmimet e nekropoleve dhe të qytezave në territore, të cilat janë të populluara nga trakët antikë, gotët, romakët, bullgarët, kumanët, kalorësit – thotë zoti Përvanov. Përdoren po kështu zbukurimet mbi enët, varrezat, ikonat , publikimet të cilat mund të sjellin të dhëna të reja për këto periudha."
Më 17 dhe 18 gusht do të zhvillohet edicioni i radhës i festivalit “Portat e Trajanit – madhështi dhe kujtesë” në komunën Kostenec. Ai i është kushtuar fitores historike në të cilën mbreti Samuill i rezistoi Vasilijt të II më 17 gusht gjatë vitit 986. Kjo është humbja më e madhe, të cilën perandori bizantin e pësoi në marshimet e tij për pushtimin e Bullgarisë.
"Ky festival bashkon konstruktorë dhe shoqata nga i gjithë vendi dhe tregon jetën e njerëzve, të cilët kanë jetuar në kala që nga Antikiteti i vonë deri në Mesjetën e vonë – tregon zoti Përvanov. Sivjet festivali organizohet krejtësisht prej shpenzimeve të pjesëmarrësve. Interesantja këtu do të jetë prezantimi i çdo njërës prej epokave - si një tregim, si një përrallë, kështu qe të mund të afrohemi maksimalisht deri tek veshjet autentike, armët, ritet dhe pamjet."
Fiset gote në Bullgari do t'i prezantojë Shoqata për rekonstruksion historik “Duks Antika” nga qyteti Svishtov.
"Periudha jonë është njëra nga më interesantet, kjo është koha në të cilën antikiteti i lë vend Mesjetës, kurse Perandoria e vjetër Romake fillon të çahet pak nga pak, hyjnë popuj dhe kultura të reja. Qyteti Svishtov gjendet në lumin Danub, kurse ai gjithmonë ka qenë një pikë kufitare, vendi, ku janë ndeshur kultura të ndryshme si dhe ushtri. Këtu gotët në një moment kanë qenë popullsia bazë, kurse Nove ka qenë kryeqyteti i njërit prej shteteve më të mëdha të gotëve – tregon kryetari i shoqatës Dimitër Spasov dhe vazhdon:
Në bazë të shkaqeve ideologjike të dhënat për gotët janë konsideruar si të pakta. Në fakt, është bërë një punë shumë serioze në zbulimin e këtyre periudhave historike dhe ka një informacion të mjaftueshëm, por ai nuk merr pjesë në librat shkollorë, sepse fiset gote konsiderohen si një popull transit, i cili kalon dhe nuk lë asjë pas vetes. Por, ata janë një pjesë kryesore në etnogjenezën e popullit bullgar. Këtu me të vërtetë popullsia e gotëve ka qenë mjaft masive, ata kanë hyrë në përbërjen e shtetit bullgar, kanë bashkime të shumta dhe luftëra të shumta me bullgarët, kanë qenë në një komunikim të përhershëm."
Arritja e origjinalitetit dhe e vërtetësisë historike gjatë rikrijimit të një realiteti të kaluar prej kohe është një proces i cili zgjat shumë kohë, kurse çdo një i cili kapet me këtë hobi mund të blejë pajisje nga dyqanet e specializuara ose siç preferon zoti Spasov çdo gjë të jetë e punuar në dorë sipas teknologjive tradicionale nga mjeshtrit bullgarë – farkëtarë, punues të lëkurës, rrobaqepës, si dhe nga duart e vetë konstruktorëve.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..