Po rritet numri i të huajve të cilët preferojnë t’i kalojnë pushimet e tyre verore në malet bullgare. Një prej destinacioneve të preferuara është qyteti Elena në malin Stara Pllanina, i cili tërheq me ftohtësinë, qetësinë dhe shtëpitë autentike bullgare. Krahas turistëve bullgarë ka dhe shumë mysafirë gjermanë, rusë, francezë dhe indianë. Sipas administratës së qytetit ky është viti i dytë i radhës, kur gjatë muajve verorë shtëpitë turistike rreth Elenës dhe hotelet e qytetit janë angazhuar që prej muajsh.
Shumë turistë të huaj ka edhe në malin Rodope, ku ndodhet vendpushimi Pamporovo. Atje sipas traditës dëfrimet përfshijnë pishina, itinerare për shëtitje me biçikletë, ose me këmbë në mal dhe ekskursione deri në shpella të ndryshme në Rodope. Ka dhe shëtitje të posaçme të organizuara nga Qendra Turistike deri në majat Snezhanka, Meçi Çall dhe Perelik, Smoljanski Ezera (Liqenet e Smoljanit), Shiroka Llëka, Rozhen, Hajdushki Poljani (Livadhet e Hajdutëve). Në krye të shëtitjeve ka udhëheqës të kualifikuar malorë, ndërsa teleferiku nga Pamporovo drejt Liqeneve të Smoljanit punon gjatë tërë stinës verore.
Me përgatitjen e 1500 akulloreve me shurup qershie mbrëmjen e sotme në sheshin “Velbëzhd” në Kjustendill , nis Festivali i Qershisë . Programi do të zgjasë tre ditë, njoftoi korrespondenti i BNR në qytet Kirill Falin. Posaqërisht për..
Nga data 27 deri më 29 qershor, Sofja do të jetë kryeqyteti ballkanik i verërave. Edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Verës do të mirëpresë mysafirët në qytezën speciale të verërave përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK). Vizitorët do..
A mund ta njihni Bullgarinë nga pamja e shpendëve, pa ndihmën e një droni apo avioni? Përgjigja është po, për këtë janë platformat panoramike. Ato janë ndërtuar lart në qiell dhe zbulojnë pamje mahnitëse të grykave, majave të mbuluara me..
Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga..
Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të..