Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sëbi Atipov: Emigrantët do të kthehen pasi Bullgaria i arrin shtetet më të zhvilluara

Emigrantët bullgarë në Spanjë arritën me mjete dhe përpjekje të veta të hapin në pjesën veriore të vendit (kryesisht në krahinën Navarra) katër shkolla, që të mund të mësojnë fëmijët e tyre gjuhën amtare dhe të mos i humbasin rrënjat bullgare. Në thelbin e iniciativës fisnike është Sëbi Atipov nga fshati Koçan, bashkia Satovça – që prej 20 vitesh ai është emigrant në Spanjë dhe kryetar në vazhdim të shumë viteve i asociacionit bullgar “Orfeu BG”.

“Asociacioni “Orfeu BG” është krijuar gjatë vitit 2007 me qëllim ta ndihmojë komunitetin bullgar në qytetin spanjoll Pamplona të rajonit Navarr – na tregon ai. – Përveç shkollave të së dielës ne merremi edhe me veprimtari kulturore – kemi grupe folklorike, si dhe një skuadër futbolli. Përveç kësaj shpeshherë vizitojmë festa vendase dhe e përfaqësojmë Bullgarinë me këngët dhe vallet tona, me zanatet dhe produktet tona tipike. Kjo veprimtari na bashkoi, sepse kishim nevoja dhe probleme të njëjta dhe i përballonim së bashku – kështu ishte më lehtë për të gjithë ne.”

Shkollat e së dielës të hapura me përpjekjet e përbashkëta të 7 bashkatdhetarëve tanë në regjion me ndihmën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ndodhen në Tafalla, Vitoria-Gasteiz dhe Tudela. Çdo një fundjavë mbi 400 fëmijë të emigrantëve kanë mësime atje të gjuhës dhe letërsisë bullgare, gjeografisë dhe historisë së Bullgarisë me ndihmën e mësuesve profesionalë bullgarë – të cilët gjithashtu kanë emigruar në kërkim të një jete më të mirë.

“Familjet bullgare kanë një problem të madh, sepse fëmijët e tyre e kalojnë tërë ditën në qytetin spanjoll dhe vetëm disa orë me prindërit e vet – thotë kryetari i “Orfeu BG”. – Prandaj bullgarishtja bëhet gjuha e dytë për këta fëmijë, madje gjuha e tretë. Në fakt fëmijët flasin në bullgarisht vetëm kur të kthehen në shtëpi në mbrëmje, duke folur me prindërit, vëllezërit dhe motrat e tyre. Kështu qe për ne ishte një qëllim dhe sfidë e madhe për t’i themeluar shkollat e së dielës, ku të gjithë të mund të flasin, lexojnë dhe shkruajnë në bullgarisht.”

Bullgarët e vegjël mësojnë për atdheun tonë jo vetëm në dhomën e klasës, por edhe nëpërmjet festave, të cilat shënohen solemnisht nga bashkësia në Pamplona. Para pak kohe ata morën pjesë në tubimin e parë të bullgarëve në Pamploma.

“Vumë fillimin e tubimit të parë bullgar në Pamplona, sepse deri tani ne nuk kemi pasur shfaqje të tilla –na tregon Sëbi Atipov – Në vigjilje të aktivitetit na pritën zyrtarisht në Bashkinë e Kryeqytetit. Të nesërmen shëtitëm në rrugët e pjesës së vjetër të Pamplonës me flamuj bullgarë, gajde dhe daulle, pas së cilës një pjesë e pjesëmarrësve u paraqitën në skenë. Kështu, në vazhdim të tërë ditës në qytet kishte interpretime të këngëtarëve popullorë bullgarë dhe të grupeve tona folklorike. Shumica prej tyre ishin nga Spanja, por kishte dhe muzikantë, të cilët kishin ardhur nga Rodopet dhe Goce Dellçev.”

Në Spanjë jeton dhe punon një nga bashkësitë më të mëdha bullgare përtej kufirit. Anëtarët e saj zënë vend në tërë strukturën sociale të vendit – avokatë, inxhinierë, mjekë, punonjës në sfera të ndryshme – ndërtues, kamerierë etj. A mund të kthehen emigrantët te ne?


“Kjo që kanë bullgarët në Spanjë është në vend të parë qetësia, na përgjigjet Sëbi Atipov. – Këtu po të jesh një punëtor i zakonshëm mund të kesh një jetë absolutisht normale. Shëndetësia është e një niveli shumë të lartë. Mund të shikoni përse përdoren tatimet tuaja dhe e gjithë kjo të bën që të ndihesh i kënaqur, sepse mjetet tuaja nuk janë harxhuar kot – ato janë derdhur në arsim, në shëndetësi, në rrugët e reja etj. Sa u përket kushteve me të cilat bullgarët do të ktheheshin në atdhe, kjo është çështje prioritetesh për çdo një familje të veçantë. Në përgjithësi vendi ynë duhet t’i arrijë shtetet më të zhvilluara në absolutisht të gjitha sferat. Deri atëherë ne emigrantët edhe pse larg atdheut do ta mbajmë Bullgarinë në zemrat tona.”


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv dhe Sëbi Atipov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD