Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me fitoren e vet të parë të madhe skuadra bullgare e basketbollit me karroca invalidësh fitoi shumë adhurues

Foto: arkiv personal

“Skuadra kombëtare bullgare e basketbollit me karroca invalidësh ekziston mezi prej dy vjetëve dhe është një tendencë e natyrshme në zhvillimin e sportit në Bullgari” – thotë trajneri Vlladimir Iskrenov. Ai ka përfunduar Akademinë e Sporteve gjatë vitit 2009 me magjistraturë në basketboll, pas kësaj ka mbaruar doktoraturë në degën e psikologjisë sportive. Paralelisht me këtë ka ndjekur dhe disa kurse kualifikuese në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për trajner basketbolli. Në fillim njerëzit, që kanë treguar interes të luajnë basketboll me karrocë invalidësh kanë qenë të pakët në numër.

Ndeshjen e parë zyrtare në historinë e vet skuadra kombëtare e Bullgarisë e basketbollit me karroca e fitoi në fund të muajit korrik. Basketbollistët tanë e mposhtën skuadrën e Hungarisë me rezultat 50:33. Ndeshja u zhvillua në ditën e parë të Kampionatit Evropian, në divizionin C, në të cilin Sofja qe mikpritëse. Suksesi është i madh për sportistët bullgarë, me qenë se deri në këtë moment ata nuk kishin marrë pjesë në një kampionat të tillë të madh.

“Dobia e madhe që e solli ky kampionat është formimi i klubit të qytetit Ruse me basketbollistë në karroca invalidësh. Shpresoj që Kampionati Evropian do të provokojë interes më të madh për këtë sport në Bullgari – thotë Vlladimir Iskrov: Jam i sigurt se çdo një qytet i madh ka nevojë për një skuadër të tillë. Përpara se të arrijmë fitoren tonë kundër Hungarisë në ndeshjen tonë të parë zyrtare, më e vështira qe që vetë ne, këtu në Bullgari të bindemi se është e mundur të marrim pjesë në Kampionatin Evropian. Reagimi i natyrshëm i bullgarëve zakonisht është negativ – “kjo nuk do të bëhet”. Tani skuadra jonë kombëtare mblidhet para turneve të mëdha për të përgatitur. Në kohën tjetër djemtë stërviten në klubet e veta. Aktualisht në Sofje ka dy për klube për basketboll me karroca - “Sofja Ballkan” dhe “Levski”, me përgjithësisht 23 lojtarë. Skuadra të ngjashme ka në qytetet Varna dhe Burgas, shpresojmë që shumë shpejt do të formohet dhe ai në Ruse.”

Djemtë e kryesuar nga Vlladimir Iskrov e kanë pasur të qartë se vështirë do të arrijnë një rezultat serioz si debutues në kampionatin evropian, por një stimul të madh  u kanë dhënë njerëzit nga Federata Ndërkombëtare e këtij sporti. Kanë qenë të frymëzuar  dhe për shkak të publikut të shumtë në numër në sallën sportive.“Publiku qe shumë tolerant jo vetëm ndaj skuadrës sonë, por ndaj të gjitha ekipeve me karroca invalidësh, të cilat morën pjesë. Kjo nuk është e zakonshme për publikun bullgar në asnjë sport tjetër në Bullgari” – thotë Vlladimir Iskrov:


“Lojtarët në skuadrën tonë kombëtare me karroca invalidësh janë sportistë dhe jo njerëz me të meta dhe kështu mendojnë ata vetë për vetveten. Tek ne ka dy djem, të cilët luajnë në skuadra të huaja kombëtare, si dhe Stjuart Ollsën – një bullgar i adoptuar akoma si i vogël në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili tani merr pjesë në kampionatet e basketbollit në karroca në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada. Kemi dhe sportistin tonë të parë të transferuar në Turqi. Ai është me një prejardhje rome kurse unë jam jashtëzakonisht i lumtur se është pranuar të luajë në Turqi, sepse në këtë mënyrë ai ndryshon statusin e tij social. Aty ka një rrogë prej 1000 euro. Stërvitet nga dy herë në ditë dhe sivjet do të përfundojë shkollën e mesme. Ai është një shembull për këtë sesi një njeri në moshën 18 vjeçe, i cili është nisur nga zeroja, mund të ketë një standard të lartë të jetesës përmes sportit”.

Foto: basketball.bg, youtube.com

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rikrijimi i një kampi ushtarak romak pranë Aprillci

Një rindërtim i një kampi luftarak romak po organizohet në komunën Aprillci nga 16 deri më 18 gusht. Veprimtaria në parkun e lagjes "Novo Sello" iu drejtohet kryesisht fëmijëve dhe audiencës familjare.Në majën Ostrec të malit Stara Pllanina, që..

botuar më 24-08-16 6.30.PD

Tri medalje për ekipet bullgare në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale

Pjesëmarrësit bullgarë fituan tri medalje në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, e cila u mbajt në Burgas. Në raundin praktik të Olimpiadës, ekipi bullgar fitoi medalje të arta dhe të bronzta, ndërsa në pjesën teorike, ekipi..

botuar më 24-08-15 10.39.PD

Viza Shengen bullgare nuk garanton hyrjen në zonën e përbashkët

Bullgaria lëshon viza Shengen vetëm për qëndrime afatshkurtra. Deri në fund të korrikut, ato janë mbi 35 000, sipas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me publikimet në media për vizat Shengen të lëshuara nga Bullgaria për..

botuar më 24-08-13 9.54.PD