Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Ambasadori i Rusisë Anatolij Makarov shprehu zhgënjim me sinjalet e ndryshme, të cilat i jep qeveria bullgare për drejtimin e zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet Moskës dhe Sofjes.
Më 9 shtator diplomati hapi në Sofje një ekspozitë me moto “75 vjet pas Çlirimit të Evropës Lindore nga nazizmi”. Lidhur me të njëjtën ngjarje Ministria bullgare e Punëve të Jashtme e kishte paralajmëruar Ambasadën ruse tek ne që të mos ndërhynte në debatin e brendshëm rreth temës së “çlirimit”. Ministria e Jashtme deklaroi se më 9 shtator 1944, pasi Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike i shpalli luftë Bullgarisë, në vendin tonë u krye grusht shteti, qeveria, pozita e së cilës ka qenë kundër lidhjeve të Bullgarisë me Gjermaninë naziste, u rrëzua dhe vendi u okupua nga BRSS-ja dhe aleatët.
Në intervistën e dhënë për BNR Ambasadori Makarov e cilësoi këtë pozitë si e padrejtë dhe insistoi për thirrjen urgjente të një komisioni të përzier prej historianëve bullgarë dhe rusë, i cili do të qetësojë tensionin e krijuar rreth datës historike të 9 shtatorit.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..