Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përpjekjet e refugjatëve për të hyrë në territorin e Bullgarisë nga Greqia janë duke u shtuar

Kufiri mes Bullgarisë dhe Greqisë
Foto: BGNES

Kufiri mes Bullgarisë dhe Turqisë është i sigurt, atje ka gardh mbrojtës dhe kalimi i njerëzve kontrollohet mirë, tha Ministri i punëve të brendshme Mlladen Marinov. Ai nënvizoi se aktualisht janë regjistruar më shumë përpjekje për kalimin e kufirit tonë grek nga ana e refugjatëve. Ministri shpjegoi se në kufirin me Greqinë janë dërguar ekipe suplementare të policisë dhe xhandarmerisë. Sipas tij në këtë etapë s’ka nevojë për përdorimin e forcave të ushtrisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Martin Dimitrov

Opozita akuzoi kabinetin për bojkotimin e pranimit në Eurozonë

Në një deklaratë parlamentare në emër të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, deputeti Martin Dimitrov deklaroi se veprimi i parë i qeverisë së re është sabotimi i hyrjes së Bullgarisë në Eurozonë. "Bullgaria plotëson të gjitha..

botuar më 25-01-24 12.01.MD
Hristijan Mickoski

Kryeministri maqedonas sulmoi sërish Bullgarinë, por ankohet se nuk ka dialog

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski deklaroi se çështja maqedonase nuk është e mbyllur sepse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi që të drejtat e personave me identitet maqedonas në Bullgari nuk respektohen. Fjalët e tij për median..

botuar më 25-01-24 10.47.PD
Temenuzhka Petkova

Për qeverinë, hyrja në Eurozonë në vitin 2026 është prioritet

Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një procedurë që të raportojmë në Eurogrup - në mes të shkurtit. Vetëm atëherë do të shohim se cilët janë..

botuar më 25-01-24 9.33.PD