Autorët e këtij libri të shumëpritur janë doc. Vihra Baeva dhe doc. dr. Vesellka Tonçeva nga Institutit i Etnologjisë dhe Folkloristikës me Muze Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave – studiuese të njohura të traditave dhe ritualeve tona. Libri është i destinuar për ata lexues, që shfaqin interes për folklorin tonë, ose duan të mësojnë më shumë për zakonet dhe ritualet tona. Për theksat e “Librit të madh të festave dhe zakoneve bullgare” na tregoi më shumë doc. Vesellka Tonçeva:
“Ne përdorim shumë letërsi, arkiva, libra të vjetër, por u mbështetëm edhe te puna në terren. Edhe të dyja kemi incizime të ritualeve të ndryshme, jemi zhytur thellë në këtë pjesë të kulturës sonë tradicionale. Libri tregon shumë gjëra të njohura për publikun e gjerë, por ka dhe shumë fakte të panjohura për traditat tona. Ai i është kushtuar kalendarit të riteve tona, atyre festave të cilat janë fiksuar në muaj. Është shkruar në një gjuhë të kuptueshme, u është destinuar nxënësve, por mund të lexohet nga çdonjëri i cili tregon interes për traditat, simbolet dhe mitologjinë bullgare. Brenda ka gjithçka. Ne kemi shkruar artikuj të veçantë të vegjël, kushtuar simboleve, imazheve për zakonin përkatës. Për shembull ka artikuj për shtojzovallet, murtajën, vezën, si dhe për kafshët, të cilat hasen në simbolikën e festave – bleta, bualli, lopa, kali, ariu, gjithashtu simbolet e ujit, zjarrit, gjyshes, Pizhos dhe Pendës, imazhi i Shën Mërisë në folklor, simbolet e kryqit. Në të njëjtën kohë ne kemi bërë aluzion për kohën moderne. Tregojmë për elementet e reja në festa dhe për kohën bashkëkohore. Sot në punën tonë në terren vazhdimisht po vëzhgojmë se çfarë po ndodh me këtë kulturë. Ajo është një organizëm i gjallë, i cili po zhvillohet. Koha e sotme nuk mund të mos e ndikojë. Po jetojmë në botën globale të internetit. Shpresoj se ky libër do të arrijë te sa më shumë njerëz dhe do të jetë i dobishëm në rikrijimin e festave. Në shumë rajone njerëzit bëjnë prova për t’i rikrijuar zakonet e vjetra. Tashmë nuk i ka gjyshet, të cilat mund të na tregojnë për zakonet e vjetra. Bëhet fjalë jo vetëm për veprime, por dhe për besime, përfytyrime, simbole. Kur njeriu i di këto gjëra, ai bëhet më i pasur, zhvillon ndjenjën e vet për kulturën dhe shpirtin bullgar. Shpresoj të mos duket tepër patetike, por ne kemi një pasuri të madhe, e cila na jep forcë dhe ne nuk duhet ta harrojmë këtë. Duhet t’i mbajmë mend rrënjat tona. Jemi përpjekur për ta bindur lexuesin se kultura jonë tradicionale është një përzierje mes krishterimit dhe folklorit, besimeve para pranimit të fesë së krishterë dhe praktikave nga kalendari i ri dhe nga ai i vjetër. Në fund themi se do të gëzohemi në qoftë se çdo një lexues kërkon rrënjat e veta – në qoftë se i pyet njerëzit e plakur, duke kërkuar diçka për fshatin e tij, ose për qytetin e tij të lindjes. Ne jemi duke përjetuar një rikthim drejt traditave, gjë të cilën e dëshmojnë tubimet e shumta që organizohen kohët e fundit. Njerëzit kanë nevojë për festat. Ky është një përjetim kolektiv, një energji e bukur.”“Libri i madh i festave dhe zakoneve bullgare” do të promovohet në sallonin e madh të Akademisë Bullgare të Shkencave (godina pranë Parlamentit) më 24 shtator nga ora 18.00. Libri u botua që gjatë muajit korrik, por autorët vendosën për ta promovuar pas fillimit të vitit të ri shkollor.
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..