Presidenti bullgar Rumen Radev mori pjesë në forumin politik të nivelit të lartë në Nju Jork kushtuar zbatimit të Qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, forum ky i cili zhvillohet nën egjidën e Asamblesë së përgjithshme të OKB-së. Kreu i shtetit vuri në dukje se zhvillimi i qëndrueshëm kërkon një mekanizëm efektiv për garantimin e sigurisë globale, i cili të inkurajojë dialogun dhe diplomacinë e shumanshme. Ai paralajmëroi se arritja e epërsisë teknologjike me qëllim dominimin politik, çon në mbylljen e shkencës në kufij të ngushtë gjeografikë, inkurajon emigrimin shkencor dhe krijon një gremë teknologjike mes shteteve. Zhvillimi i qëndrueshëm kërkon gjithashtu një konsensus global kundër korrupsionit transkufitar, larjes së parave të pista dhe fshehjes së tatimeve, nënvizoi Presidenti.
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..