Madam Fleur De Mon Smithfield Bear hyn me një kërcim duke shkundur leshin në mënyrë që t’i bëjë rrugë vetes- në zemrat e fëmijëve, ku e pret dhe një batanije e ngrohtë si dhe duar, të cilat e përqafojnë dhe e ledhatojnë.
Qeni me këtë emër të gjatë artistik, i quajtur shkurtimisht Mon, tanimë disa vjet punon si terapeutnë pediatrinë e qytetit Plovdiv dhe i inkurajon pacientët e vegjël me sëmundje të rënda onkologjike. Madam Mon është dhe fytyra e fushatës së dhurimit për ndërtimin e klinikës së re për fëmijët, me qenë se ajo e tanishmja është në gjendje të mjeruar. Në sajë të qenit Mon, vetëm në ditën e parë të shkollës (15 shtator) nxënësit në qytet mblodhën 17000 leva, duke dëgjuar apelin e saj që në vend të luleve të dhurojnë para për spitalin.
“Duke ndihmuar për ndërtimin e një spitali të ri për fëmijët do të përmirësojmë cilësinë e shërimit – thotë pronarja e qenit Velisllava Kostadinova. Sepse mjekët kanë nevojë të punojnë në kushte më moderne, kurse pacientët e vegjël kanë nevojë përkomfort gjatë kohës së qëndrimit të vet në klinikë.
Aktualisht gjendja e godinës së vjetër nuk është fare e mirë, pavarësisht nga meremetimet e bëra të shumta – vazhdimisht ka probleme me instalimet elektrike, me furnizimin e ujit, me kanalizimin, dhomat janë të ngushta, më në veçanti në Onkohematologjinë, ku një fëmijë me prindin e tij përdorin një shtrat të vetëm. Përveç kësaj fëmijët transportohen me ambulanca deri në bazën tjetër të spitalit për analiza. Kjo është humbje kohe, kurse transportimi i përhershëm nuk ndikon mirë në pacientët në një gjendje më të rëndë. E dini se nëpër rrugë ka vrima, ka trafik dhe nuk është e udhës as për fëmijët as për mjekët çdo ditë të shkojnë nga njëra godina në tjetrën.”
Deri në këtë moment në fushatën e organizuar nga Spitali për Trajtim Aktiv “Shën Gjergji” nga dhuruesit privatë kanë ardhur 30 mijë leva. Por janë të domosdoshme 10 milionë leva që të fillojë ndërtimi i godinës së re.
Mon dhe Velisllava nuk do të harrojnë periudhën e Krishtlindjeve, kur për herë të parë kanë marrë ftesë ta kalojnë festën me fëmijët në klinikë. Dhe kur mjekët kanë parë kombinimin perfekt “për miqësi të përjetshme – fëmijë të lumtur plus një qen të mirë”, kanë filluar t’i ftojnë për takime të rregullta. Ndërkohë Mon ka kaluar trajnim të posaçëm për qen dhe ka marrë diplomë për terapeut.
“Fëmijët të cilët mund të ngrihen nga shtrati, vijnë në sallën për lojë, ata e përqafojnë qenin, luajnë me të – tregon sesi kalojnë vizitat Velisllava. Mon është jashtëzakonisht e vëmendshëme duke luajtur me ta, sepse e kupton se fëmijët janë të sëmurë dhe nuk i mjafton forca, ose se ndonjë gjë i dhemb.Kurse tek këta pacientë, të cilët duhet të mbeten në krevat ose nuk mund të ngrihen, shkojmë për vizita individuale nëpër dhomat e tyre. Mon para së gjithësh i qetëson, i ndihmon të flasin më tepër, i relakson, sepse fëmijët pak a shumë kanë frikë, kanë dhimbje. Dhe qeni i ndihmon fëmijët të përjetojnë më lehtë këto gjendje të stresit, të dhimbjes, të zemërimit dhe ndihen më mirë.”
Mon është gjashtë vjeçare dhe është qeni i radhës i racës Deltari (Pastori) i Vjetër Anglez në jetën e Velisllavës. “Në shtëpi bëjmë shaka se sa shumë qen të tillë kemi, aq më të lumtur jemi”, thotë ajo. Ajo dhe Moni kanë lidhje tepër të fortë – shëtisin së bashku, luajnë, shkojnë në shkollë, sepse Mon është në klasën e tretë.
“Ky është një program tjetër, në të cilin marrim pjesë – për rolin e qenit për reduktimin e nivelit të agresionit ndër fëmijët në shkollë-shpjegon pronarja.– Prania e Monit në shkollë i bën fëmijët më të lumtur. Nxënësit e ndihmojnë që ajo të “shkruajë” detyrat e saj të shtëpisë dhe bashkë me të ata vetë i shkruajnë ato të tyre. E ndihmojnë atë edhe t’i mësojë për mend vjershat për orët e letërsisë, por në fakte vetë mësojnë fjalët. Është shumë zbavitëse – fëmijët presin me padurim ardhjen tonë në shkollë dhe orët me Mon kalojnë aq shpejtë sikur janë lojë”.
Vizitat tek fëmijët për Velisllavën dhe Monin janë misioni i tyre personal. Ato kanë profesion të përbashkët – ëndërruese për një jetë më të mirë, në të cilën të rinjtë nuk dëshirojnë të ikin nga atdheu, por në shtetin e tyre gjejnë vendin më të përshtatshëm për një jetë të mirë dhe të lumtur. Ato të dy – Vlisllava dhe Moni çdo ditë punojnë për realizimin e ëndrrave të tyre.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: arkiv personalMë 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së..