Burime të Agjencisë Shtetërore për Refugjatët njoftojnë se deri në këtë moment në qendrat e refugjatëve në Bullgari janë vendosur vetëm 454 veta, që është vetëm 9 për qind e kapacitetit të tyre. Gjatë vitit 2019 po vazhdon tendenca e vitit të kaluar e pakësimit të numrit të huajve që parashtrojnë kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare. Të dhënat e agjencisë u njoftuan në sfondin e shqetësimeve se për shkak të veprimeve ushtarake të Turqisë kundër kurdëve në Siri mund të ketë një fluks të ri migracioni drejt BE-së përmes Bullgarisë. Presidenti Rumen Radev paralajmëroi se në rast fluksi të tillë të menjëhershëm vendi nuk do të mund ta përballojë vetë problemin.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..