Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas shokimit nga rezultati i ndeshjes së futbollit me Anglinë 0:6 vijnë pasojat dhe përfundimet

Foto: REUTERS
Tashme tre ditë me radhë ngjarjet që shoqëruan dhe pasuan humbjen e turpshme të Bullgarisë nga Anglia me rezultat 0:6 në ndeshjen e futbollit ditën e hënë e tronditin vendin tonë. Shfaqjet e racizmit të një grupi fansash shkaktuan reaksione pa precedent jo vetëm në vend, por dhe jashtë. Askush nuk ka menduar se qeveria mund të ndërpresë marrëdhëniet e veta me Bashkimin Bullgar të Futbollit dhe të kërkojë dorëheqjen e kryetarit të tij Borisllav Mihajllov. Dorëheqja u dha, por ka mendime të ndryshme nëse komiteti drejtues i Bashkimit duhet ta pranojë.
Një pjesë e bashkësisë së futbollit e përshëndeti reaksionin e qeverisë, por një pjesë tjetër e akuzojnë pikërisht atë për skandalin. Mediat britanike kritikuan ashpër shfaqjet e racizmit në Sofje, por Ambasadorja britnike në Bullgari Emma Hopkins përshëndeti “reaksionin e shpejtë të qeverisë bullgare lidhur me këtë rast”. Nigel Adams– Zëvendësministër i Sportit, Mediave dhe Industrive Krijuese gjithashtu shprehu një mendim të tillë në emrin e qeverisë në Parlamentin Britanik.
Në këtë sfond Presidenti bullgar Rumen Radev e caktoi kërkesën e kabinetit Borisov-3 për dorëheqje të shefit të Bashkimit Bullgar të Futbollit si një ndërhyrje të papranueshme në veprimtarinë e një organizate të pavarur sportive dhe u bëri thirrje përfaqësuesve të pushtetit ekzekutiv, të cilët janë të angazhuar me rojën e ndeshjes, të marrin përgjegjësinë e vet. Duke shpallur se është për masa të rrepta kundër huliganizmit të futbollit, Presidenti paralajmëroi se recidiva si ai nga fillimi i javës në stadiumin kombëtar në Sofje do të ketë edhe në të ardhmen derisa disa politikanë nuk pushojnë së përfituari nga shfaqje të tilla me karakter josportiv.

Rumen Radev bëri apel gjithashtu që shfaqjet e veçanta të racizmit në një ndeshje futbollit të mos gjeneralizohen dhe të mos damkoset një popull i tërë, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore i ka shpëtuar hebrenjtë e tij. E ngjashme ishte pozita edhe e trajnerit të kombëtares bullgare Krasimir Ballëkov, i cili theksoi se në Bullgari nuk ka racizëm si dukuri kombëtare, por bëhet fjalë për shfaqje të tilla të veçanta. Duke i komentuar ngjarjet para televizionit spanjoll legjenda e futbollit bullgar Hristo Stoiçkov madje qau.


Kazusi nuk ka mbaruar dhe pas turpit vijnë dhe pasojat.UEFA ngriti akuza kundër Bullgarisë për “sjellje raciste” sipas nenit 14 të Rregullores së saj, për hedhje sendesh, për ndërprerjen e himnit kombëtar dhe për shkelje të Rregullave të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Organizata FARE, e cila merret me luftën kundër diskriminimit në futboll, bëri të ditur se do të vazhdojë të ngulë këmbë para UEFAS për heqjen e Bullgarisë nga Euro 2020, që të japë një shembull të mirë në luftimin e racizmit.


Priten shembuj të mirë edhe në vetë Bullgarinë dhe tani kur ngatërrimi i parë u përballua duhet të ketë një analizë të thelluar të ngjarjeve. Në një debat të gjerë shoqëror duhet të arrihet konsensus për limitet e tolerancës ndaj tifozëve të futbollit, për përgjegjësinë e autoriteteve në aktivitetet sportive, për përgjegjësitë e organizatave sportive ndaj shoqërisë dhe për reciprocitetin në marrëdhëniet e tyre me pushtetin ekzekutiv. Dhe jo në vend të fundit – për aplikimin pa kompromis të dispozitave normative dhe legjislative në këtë sferë. Sepse Bullgaria disponon një ligj për huliganizmin në futboll dhe ky ligj u aktualizua vitin e kaluar, por skandalet rreth ndeshjes me Anglinë tregojnë se megjithatë huliganizmi i futbollit jo vetëm ekziston, por edhe merr përmasa të reja.

Foto: REUTERS и eurosport.co.uk

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna mbledh alpinistët e rinj më të mirë në Ballkan

Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..

botuar më 24-10-26 4.55.PD
Grigor Dimitrov dhe Viktoria Tomova

Fitore e Viktoria Tomovës në Tokio, Grigor Dimitrov është i 9-ti në listën e tenisit botëror

Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...

botuar më 24-10-21 11.13.PD

Miliona e shikuan reklamën e re të filmit "Gundi - Legjenda për dashurinë" në internet

Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..

botuar më 24-10-11 12.02.MD