Xhaz muzikanti i madh vdiq më 12 tetor në Selanik, ku jetonte gjatë viteve të fundit me bashkëshorten e tij - këngëtarja Viki Almazidou. Adhurimi është sot (18.10), në sallën e kryeqytetit “Bëllgarija”.
Millço Leviev është xhaz muzikanti i parë bullgar, i cili ka fituar popullaritet përtej oqeanit si pianist dhe kompozitor. Ai është mbajtësi i urdhrës “Stara Pllanina”(1997) - nderimi më i lartë shtetëror i Republikës së Bullgarisë. Është i emërtuar dy herë për “Grami”. Ka lindur më 19 dhjetor 1937 në qytetin Plovdiv. Ka përfunduar Akademinë Kombëtare Muzikore. Ai është nxënës i Panço Vlladigjerovit. Midis viteve 1963 dhe 1968 ishte solist dhe dirigjent i Filarmonisë së Plovdivit dhe të Sofjes. Në të njëjtën kohë ishte dirigjent i Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare. Millço Leviev është themeluesi i “Xhaz fokusit 65”-një formacion i cili gjatë vitit 1967 fitoi dekoratën e kritikës muzikore në festivalin në Montreux. Muzikanti emigroi në Evropën Perëndimore gjatë vitit 1970, pak më vonë me ftesë të Don Elisit, u nis për në Shtetet e Bashkuara, ku ekzekutonte dhe jepte mësime më shumë se 20 vjet. Ka punuar me Bili Kobëm, Ert Pepër, Al Zhero, Dejv Holand e të tjerë.
Ka një ndikim të madh mbi muzikantët bullgarë nga brezat e ndryshëm. Millço Leviev jepte dekada me radhë mësime mjeshtërie në Universitetin e Ri Bullgar.
"Gjatë vitit 2005, pa punë dhe pa perspektiva dhashë paratë e mia të fundit për klasën e mjeshtërisë të Millço Levievit dhe Viki Allmazidou. Nuk kisha asnjëfarë koncepti për xhazin, por ata më pëlqyen dhe punuam së bashku. Në koncertin përfundimtar morën pjesë muzikantë të njohur të xhazit, me të cilët dhe deri më sot jemi bashkë në skenë. Viki dhe Millçoja i mësojnë njerëzit të “gjejnë vendin e vet” në muzikë, t’i japin një qetësi shpirtit të vet dhe të ndjekin logjikën e pjesës" – fjalë këto të këngëtares së xhazit dhe artiste Milica Glladnishka.
"Millçoja më frymëzoi dhe më tregoi rrugën në dy drejtime shumë të rëndësishme - të njohësh thellë traditën muzikore në tërësinë e saj dhe të mbrosh personalitetin tënd – thotë Mario Stançev, një xhaz pianist dhe kompozitor, i cili prej dekadave të tëra jeton në Francë.Mes muzikantëve nga brezi i tij Millçoja qe më mirë i njohur me xhazin, njëkohësisht me këtë kishte kurajën të deklarojë personalitetin e vet. Qesh 14 vjeç kur shkoja në leksionet e tij në një vatër kulture. Atëherë kjo muzikë qe pothuajse e ndaluar, kurse ne, si të krishterët e parë, mblidheshim që ta dëgjonim. Ai më lejonte të merrja pjesë në provat e formacionit “Xhaz fokus 65”. Për mua qe një shkollë e madhe - mënyra e tij e krimit të muzikës, e organizimit të materialit muzikor."
"Ai qe shpresa se njerëz të tillë si ne, të cilët vijnë nga Bullgaria e vogël, në të cilën nuk ka tradita në këtë muzikë, mund të arrijnë shumë – tregon Antoni Donçev, pianist, kompozitor, dirigjent i Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare. Trombonisti Gjeorgji Borisov njëherë solli peshqesh nga Millçoja për babanë tim – albumin e dyfishtë të Don Elic “Tears of Joy”, ku është dhe pjesa e Millço Levievit “Bulgarian Bulge”.
Me bashkënxënësit e mi e dëgjonim me mijëra herë, të mahnitur nga interpretimi i jashtëzakonshëm. Gjatë vitit 1980 pas një mungese të gjatë , ai erdhi në Bullgari për të marrë pjesë në Xhaz takimin në Sofje. Pas kësaj u bëmë partnerë. Një nga koncertet e mia të mëdha qe dueti për piano pikërisht me të. Me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare zhvilluam disa koncerte vetëm me pjesa të tij dhe do të vazhdojmë të bëjmë programe të tilla. E krijuara nga muzikantët në nivelin e tij menjëherë bëhet klasikë, renditet afër muzikës së kompozitorëve më të mëdhenj dhe interpretohet gjatë viteve, sepse çdo herë kur e interpreton ti gjen diçka e cila të provokon në një mënyre të re."
Hristo Jocov – kompozitor, interpretues në bateri, punues i aranzhimeve, shton: "Patëm fatin drejtpërsëdrejti të trashëgojmë, përmes flautistit Simeon Shterev-Banana, historinë e “Xhaz fokusit 65”. Gjatë asaj kohe Millçoja qe një lartësi e paarritshme – një muzikant bullgar, i cili ekzekuton në Amerikë me më të mëdhenjtë. Pasi u kthye, zhvilluam koncerte të shumta. Për mua ai u kthye në një njeri fare real, me të cilin kishim mënyrë të përafërt të të menduarit. Kam marrë pjesë në projekte të tij të shumta. Gjatë vitit 2015 organizova dhe qesh producent i benefisit të tij. Më pati thënë se do të largohet nga veprimtaria aktive e koncerteve. E bëmë benefisin me formacionin muzikor “Version Akustik”, e filmova koncertin dhe ai mbeti si një dokument i vlefshëm. Komisioni i kulturës dhe i mediave pranë Kuvendit Popullor miratoi nominimin e Shoqatës Bullgare të Muzikës, kryetar i së cilës jam në këtë moment, që Millço Levievi të marrë dekoratë shtetërore si një njohje për kontributin e tij të madh ndaj kulturës bullgare. Kjo njohje është fakt, për një muzikant të madh dhe tepër simpatik i cili ka lënë trashëgimi për të gjithë brezat e ardhshëm pas tij. "
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..
Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..
Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e..