Presidenti Rumen Radev u takua me Drejtorin ekzekutiv të “Evropës së Lirë” Jamie Fly. Ata biseduan për mjedisin mediatik në Bullgari dhe lirinë e fjalës. Radev nënvizoi se standardet profesionale dhe gazetaria mund të ekzistojnë vetëm në mediat e lira, të cilat janë të pavarura politikisht dhe financiarisht. Dobësia financiare e shumë mediave dhe mungesa e rregullave të qarta në shpërndarjen e mjeteve evropiane ishin shënuar si faktorë kryesorë për shtrembërimin e mjedisit të informacionit. Jamie Fly u bëri thirrje institucioneve bullgare për të vepruar në mënyrë efektive gjithmonë kur ka prova për ushtrimin e ndonjë presioni mbi gazetarët bullgarë.
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..