“Në qytetin Kjustendill çdo gjë fillon nga vatra e kulturës “Vëllazëria” – ajo është në themel të galerisë artistike “Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri”, të teatrit të Bashkisë, të muzeut Historik, të bibliotekës regjionale e kështu me radhë - tregon Ivan Andonov, kryetari i institucionit më të vjetër kulturor në rrethin e Kjustendillit, duke treguar për vetë fillimin:
Sivjet për ne kalon nën shenjën e 150-vjetorit të vatrës së kulturës “Vëllazëria”. Ajo është krijuar më 1 korrik 1869 nga një grup i rinjsh nga qyteti. Në librin e vatrës së kulturës ata shënojnë: “Pasuria është e vdekshme, virtytet janë të pavdekshme”. Kjo moto e ka forcuar shpirtin e qytetarëve tëKjustendillit në vitet e dëshpërimit, në vitet e lartësimit dhe jam i sigurt se do të vazhdojë të frymëzojë, sepse vatra e kulturës edhe sot është në qendrën e jetës shoqërore dhe kulturore. Ky është vendi, në të cilin mblidhen njerëz me pikëpamje të ndryshme shoqërore dhe politike. Vatra e kulturës bullgare është një institucion i veçantë, i krijuar përpara afro 2 shekujve, i cili ka një rol të madh për ruajtjen e shpirtit bullgar. Asnjëherë nuk e harrojmë veprimtarinë e Georgji Drumoharskit – themeluesi i vatrës së kulturës “Vëllazëria”, i cili ka luftuar për ta ruajtur në ato vite. Shumë më vonë, gjatë viteve 30-të të shekullit të kaluar fillojnë shfaqjet e filmave, përmes të cilave mblidhen para. Përpara kësaj që të gjitha veprimtaritë në vatrën e kulturës janë zhvilluar vetëm falë dhurimeve të qytetarëve. Institucioni ka qenë një rreze e shkollimit, edukimit dhe atdhedashjes jo vetëm për regjionin. Këtu janë botuar gazeta, të cilat janë të shpënë deri në Ohër, Përlep, Manastir . Ka pasur një orkestër të madhe simfonike, një kor, ansambël folklorik, i cili më vonë ndahet nën emërtimin “Struma”.
Zoti Andonov është kryetar i vatrës së kulturës që nga viti 2005, ai është drejtori artistik i Konkursit Ndërkombëtar për Kitarë, i Akademisë Ndërkombëtare Muzikore, i konkursit folklorik “Pautalia”, i konkursit për këngë të vjetra të qytetit dhe për këngë të njohura “Këndo, moj zemër” dhe i forumeve të tjera të kulturore në Kjustendil.
Kemi një veprimtari të pasur, të lidhur me emrin e Vlladimir Dimitrov-Mjeshtrit, i cili ka qenë anëtar i vatrësso në të kulturës, si dhe me fisin Goleminovi – me kompozitorintonë të madh akademik Marin Goleminov, me babanë e tij.... Këtu ka jetuar dhe ka krijuar autori i simfonisë së parë bullgare Nikolla Atanasov, Gjeorgji Goranov-autori i këngës “Kënga e Miqësisë”, këngëtarja popullore Ollga Borisova dhe shumë persona të tjerë, për veprimtarinë e të cilëve rikujtojmë përmes iniciativave të ndryshme. Disa e ndërmarrin veprimtarinë e vatrave të kulturës për diçka arkaike. Do t’i ftoja këta njerëz të vijnë tek ne dhe të shikojnë sallat tona të bukura, në të cilat zhvillohen provat e grupeve të ndryshme si dhe të solistëve, kushtet e shkëlqyera, në të cilat punojnë fëmijët dhe të moshuarit. Kuptohet se kjo kërkon një ekip serioz dhe një punë të madhe. Punojmë mbi projekte të ndryshme - programin “Erasmus”, mbi programin Kombëtar për të Rinjtë, mbi programet ndërkombëtare për bashkëpunim transkufitar me Maqedoninë dhe Serbinë. Kemi një studio të pajisur për incizim, teknikë profesionale për dritë dhe zë, autobus të vogël transportimin e njerëzve. Kemi 5 kore (të përzier, për gra, për këngë të vjetra të qytetit, folklorik, të turistëve), grupe të vallëzimit, grupe vokale. Kemi një shkollë muzikore për fëmijët niveli i së cilës është shumë i lartë. Kemi klasa të kitarës, violinës, fizarmonikës, tamburit, si dhe një shkollë shumë të mirë gjuhësore me mbi 100 fëmijë dhe një sërë veprimtarish të tjera. Nuk mund të pranojmë që të gjithë të cilët dëshirojnë të frekuentojnë grupet dhe klasat e ndryshme në vetrën e kulturës. Kemi bërë kështu që një pjesë e madhe prej veprimtarive janë falas, kurse të tjerat janë me një taksë simbolike. Grupet marrin pjesë në forume të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka pasur raste që në një ditë përfaqësuesit e vatrës së kulturës të gjenden në tre shtete të ndryshme. Në qoftë se nuk kemi koncert ose ndonjë ngjarje tjetër, në vatër hyjnë mesatarisht midis 300 dhe 500 veta. Dhomat për klasa muzikore janë pajisur me instrumente të mira muzikore. Kemi 5 piano... Sot mundohemi të mos të shuhet ajo, e cila gjithmonë ka bashkuar banuesit e qytetit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Allbena Bezovska dhe arkiv perosnalPak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..