Afro 12 000 studentë afrikanë kanë mbaruar arsimin e tyre të lartë në Bullgari në periudhën 1960 – 1990. Numri i tyre të saktë nuk mund të shënohet, tregojnë të dhënat e studimit të prof. Svetlla Koeva, sociologe në Akademinë Bullgare të Shkencave. Kontakti i humbur me këta njerëz është kapital i humbur për Bullgarinë, sepse në kuadrin e marrëveshjeve të ndryshme ndërqeveritare deri në vitin 1989 vendi ynë ka investuar në studimin e specialistëve afrikanë. Gjatë Luftës së Ftohtë arsimi ka qenë instrument për ndikim nga ana e shtetit bullgar, por sot është një mundësi e pashfrytëzuar për vendosje të marrëdhënieve të shoqërisë bullgare me kontinentin afrikan, mendon zonja Koleva. Edhe sot e kësaj dite konstatohen probleme me integrimin e specialistëve afrikanë që janë vendosur në Bullgari.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..