Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Azerbajxhani nënshkruan Marrëveshje për Pensionet

Zotërinjtë Petkov dhe Babajev
Foto: sosial.gov.az

Ministri i punës dhe i politikës sociale Biser Petkov dhe homologu i tij azerbajxhanas Sahill Babajev nënshkruan në Baku Marrëveshje për Pensionet. Dokumenti rregullon sigurimin në rast pune në të dy shtetet, rendin e lëshimit dhe shlyerjes së pensioneve, stazhin e sigurimit dhe moshën, pensionet për aftësi të kufizuar, sëmundje dhe të mbijetuarve. Kështu garantohet mundësia, që njerëzit me sigurime në Bullgari dhe në Azerbajxhan të pensionohen. Në llogaritjen e stazhit do të respektohen edhe periudhat para hyrjes në fuqi të marrëveshjes në fjalë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Selia e BSP-së në Sofje

Dhe BSP nuk do të marrë pjesë në negociatat me DPS për një qeveri

Partia Socialiste Bullgare (BSP) nuk do të marrë pjesë në bisedimet me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri (DPS) për mandatin e dytë, njoftoi qendra e shtypit e së majtës. Qëndrimi i së majtës i është drejtuar kryetarit të grupit parlamentar të DPS-së,..

botuar më 24-07-10 5.56.MD
Bojko Borisov

GERB zyrtarisht i refuzoi DPS të marrë pjesë në negociatat për formimin e qeverisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të GERB-SDS, Bojko Borisov, i dërgoi një refuzim zyrtar DPS-së dhe konfirmoi qëndrimin e koalicionit se nuk do të marrë pjesë në negociatat për formimin e qeverisë me mandatin e dytë. Në një njoftim për shtyp të GERB..

botuar më 24-07-10 5.22.MD
Deljan Peevski

Kryetari i DPS-së Peevski kundërshtoi referendumin për euron

Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) është kategorikisht kundër përpjekjeve të partive antievropiane dhe proruse për të luajtur me temën “referendumi për euron”. Në një qëndrim të publikuar nga qendra e shtypit e DPS-së, kryetari i DPS-së, Deljan..

botuar më 24-07-10 4.33.MD