Kostadin Atanasov e pushton botën me zërin e gajdes bullgare

Foto: arkiv personal

Përpara ca kohe Kostadin Atanasov festoi jubileun e tij të 50. Gajdexhiu ynë i njohur është mes virtuozëve modernë të këtij instrumenti tradicional bullgar. Ai është i dekoruar me çmime të shumta bullgare dhe të huaja. Luan me një përsosmëri të madhe në gajden e lashtë bullgare xhura dhe kaba.

Si një muzikant profesionalist Kostadin Atanasov kalon përmes rrugës së zakonshme të arsimit-nga shkolla muzikore pranë vatrës së kulturës në krahinën e lindjes së tij Pirin, përmes Shkollës Kombëtare për Arte Folklorike në Shiroka Llëka, deri në Akademinë Muzikore të qytetit Plovdiv “Asen Diamandiev”. Që nga viti 2000 është solist  në Orkestrën e Ansamblit Kombëtar Folklorik “Filip Kutev”. Ka incizime në Radion Kombëtare, ka nxjerrë dhe një album vetjak. Gjatë vitit 2007 në Seul-në Korenë e Jugut, në Festivalin e Mjeshtërve Botëror është i shpallur për “Gajdexhi Numër 1”. Arti i Kostadin Atanasovit  është i njohur në shumë vende evropiane, dhe po kështu në Japoni, Izrael , Shtetet e Bashkuara. Ai është i shtyrë të provojë dhe në gjini të tjera muzikore. Gëzohet dhe për sukseset  e nxënësve të vet-po kështu gajdexhinj.

Me një vështrim mbrapa në të kaluarën Kostadin Atanasovi tregon për disa nga episodet e rëndësishme në jetën e tij:

Kam lindur në Haxhidimovo. Aty kishte shkollë për gajdexhinj, të themeluar nga Ljuben Drjankov mësues në gajde nga qyteti Goce Dellçev. Kisha një fizarmonikë, peshqesh nga gjyshja ime, por kur dëgjova zërin e gajdes, fizarmonika u harrua. Atëherë qesh aty afër 10 vjeç. Kam kujtime emocionuese nga koncertet e ndryshme nëpër botë. Në festivalin e Koresë Jugore qesh i ftuar me propozim të Ministrisë së Kulturës dhe të ansamblit tonë. Mbaja me vete bilbil, okarinë, klarinetë, xhura-gajde, me të cilat ekzekutoja  në një kompilim, ku në fund përfundova me një këngë koreane. Mbase kjo kontribuoi deri diku për suksesin tim aty. Çdo një pjesëmarrje më sjell shumë emocion. Pavarësisht  nëse është në podiumin e koncerteve, në vatrën e kulturës ose në nisma të tjera private, unë gjithmonë dal përpara njerëzve me përgjegjësi. Një pjesëmarrje tjetër të cilën do ta mbaj mend gjithmonë, sepse qe në një nivel të lartë, qe në oratorinë e cila i qe kushtuar hebrenjve bullgar. Vepra qe i kompozitorit Gjeorgji Andreev. E interpretuam në Nju Jork gjatë vitit 2011 dhe Boston gjatë vitit 2013 gjatë kohës së turneve të ansamblit në Shtetet e Bashkuara. Më tërhoqi përzierja e instrumenteve bullgare me orkestrën klasike-tingëllon shkëlqyeshëm. Unë jam përkrahës i kësaj vije. Kam nxënës shumë të talentuar. Aktualisht në ansambël ekzekuton  Martin Ljamov, i cili është një prej tyre dhe kjo më gëzon shumë. Bashkëshortja ime Ralica Atanasova është këngëtare  në ansamblin “Filip Kutev”. Vajzat tona përfunduan Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”. Elena përfundoi Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Sofjes dhe tani mëson në Folkwang Universität der Künste në qytetin Esen - në Gjermani, në klasën e violinës të profesorit Minço Minçev. Ajo mori pjesë dhe në një koncert, të cilin e kishim në qytetin Burgas gjatë kësaj vere. Prezantuam krijime të Gjeorgji Andreevit për kuartet harqesh, gajde dhe zë. Patëm mundësinë të tregojmë përpara publikut këtë projekt interesant, kurse unë qesh i lumtur se jemi në skenë bashkë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

“Shën Nikolla farkëton patkonjtë e kalit”

Kur vjen muaji dhjetor, në Bullgari festat sikur janë më shumë se ditët e zakonshme të punës. Pavarësisht nga moria e detyrave të shumta dhe të ngutshme, të zakonshme për ditët para Krishtlindjeve, “vala” prej ditëve të emrit dhe çdo lloje shkaqesh për të..

botuar më 19-12-06 3.15.MD

Festa folklorike e Akademisë Muzikore Kombëtare

Gjatë vitit 2018, për herë të parë në historinë  afro 100 vjeçare të Akademisë Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigjerov” u përfshinë degë folklorike. Pedagogët janë emra të njohur, të cilët me një interes të madh, entuziazëm dhe shumë dashuri..

botuar më 19-11-28 3.09.MD

Albumi “Kënga e bilbilit” e kuartetit “Svetogllas” – polifonia nga e tanishmja dhe e kaluara folklorike

Formacioni i dhomës i meshkujve festoi përvjetorin e vet të 10 me një produkt të ri audio. Transformimi shumëzërësh i veprave tradicionale dhe të lashta, të interpretuara në mënyrë më të re është në bazën e estetikës muzikore të “Svetoglas Bulgarian..

botuar më 19-11-27 12.54.MD