Rosen Kukosharov merret me muzikë më shumë se 20 vjet. Ai këndon, shkruan tekste për interpretues të ndryshëm bullgarë, punon me emra të njohur të muzikës bullgare pop, si Lili Ivanova, Maria Ilieva, Orlin Pavllov etj. Ai ka pasur mundësinë të jetë në një skenë me Jamiroquai dhe Freestyl. Rosen tashmë ka disa këngë të veta, të cilat i sollën atij katër çmime nga konkursi për interpretues bullgar pop e rock të BNR-së “Prolet” /“Pranvera”/. Që tani, gjatë vjeshtës u përhap në tregun muzikor albumi i parë i muzikantit “But a Dream” /“Thjeshtë një ëndërr”/.
Këto janë këngë, të cilat i kam grumbulluar në vazhdim të shumë viteve dhe që tani arrita t’i realizoja. Stili i disa prej tyre ishte i ndryshuar pak a shumë. Sigurisht që në album ka dhe kompozime të reja të krijuara posaçërisht për të. Në “But a Dream” kam vërë theksin te muzika xhaz, ka dhe shumë improvizime, gjë për të cilën kanë kontribut të gjithë muzikantët, me të cilët kam punuar. Për mua ky album është një rritje, një ëndërr e realizuar. Qëllimi im nuk ishte vetëm të kisha album, por për të treguar diçka të vlershme në të. Kisha dëshirë gjithashtu për të punuar me vëllain tim më të madh – Milen Kukosharov, i cili që prej kohe është i njohur në lëmin e muzikës xhaz.
Albumi “But a Dream” ka tetë kompozime origjinale të Rosen Kukosharovit. Përveç këngëve në anglisht, ai ka përfshirë dhe dy këngë në bullgarisht, të cilat kanë dekorata dhe janë transmetuar në eterin bullgar. Stili xhaz i albumit të Rosen Kukosharovit i detyrohet jo vetëm vëllait të tij, Milen Kukosharov, i cili është ndër pianistët më të njohur bullgar të xhazit, por edhe në saje të Dimitër Karamfillovit – kontrabas dhe të Vasill Vutevit – bateri, me të cilat i interpreton pjesët. Të gjitha këto tekste janë shkruar nga interpretuesit, ndërsa për orkestrimet ka kontribuuar shumë vëllai i tij.
Kënga, e cila ia jep emrin albumit “But a Dream” ka një tekst interesant. Në të ka “huazime” nga “Princi i Vogël”, “Piter Pan” dhe “Alisa në botën e çudirave”... Brenda ka stereotipa të fëmijës, që nuk do që të rritet, është treguar rezistenca e njeriut në rritjen e tij, qëllimi për ta ruajtur fëmijën në vetvete. Tema që po prek në tekst është se çfarë ndodhet me njeriun, kur ai tashmë nuk është i tillë siç ka qenë.
Ivan Boshev është njeriu i cili e ka incizuar albumin. Ai është gjithashtu dhe bashkëproducent me Milen Kukosharovin – motori kryesor i realizimit të tij.
Promovimi zyrtar i albumit ishte në Plovdiv para disa ditësh, në edicionin e pestë të Festivalit të Muzikës Xhaz.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të dashura që i ngrohin ditët e saj deri në Krishtlindjet e ardhshme. Këngëtarja e estradës këtë vit i dha..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i..