Për shkak të situatës së rrezikshme në Izrael Ministria e Punëve të Jashtme u rekomandon të gjithë shtetasve bullgarë që të mos udhëtojnë për në Izrael, kurse ata, të cilët tashmë janë atje, të mos vizitojnë Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe territoret afër Gazës dhe Golanit.
Po të përdorin hotele në Izrael, turistët bullgarë më parë duhet të informohen se ku ndodhen strehimet më të afërta kundër bombave. Po të dëgjojnë tingujt e sirenave, ata menjëherë duhet të drejtohen tek strehimet, duke përdorur rrugën më e shkurtër. Në se në afërsi nuk ka strehim të posaçme, duhet të qëndrojnë pranë murit më të afërt, ku duhet të presin deri në largimin e rrezikut. Ambasada bullgare në Tel Aviv është mbyllur, por në rast të emergjencës shtetasit bullgarë mund të përdorin linjat telefonike të misionit tonë diplomatik atje.
Që nga fillimi i vitit krimet e dhunës në familje janë rritur me 54%, në krahasim me vitin e kalua raportoi Ministria e Punëve të Brendshme në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Me këtë rast sot nis një fushatë parandaluese kombëtare me..
Negociatat e lidershipit do të zhvillohen vetëm nëse janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe një qeverie të rregullt nëse interesat e shtetit vendosen mbi ato të partisë . I tillë është kushti i forcës së parë politike GERB. Në një..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..