Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Sofje Bullgaria dhe Shqipëria diskutojnë stimulimin e kontakteve të biznesit

Foto: mi.government.bg

Zëvendës ministrja e ekonomisë Lilija Ivanova dhe Etjen Xhafaj, zëvendës ministër për Evropën dhe punët e jashtme diskutuan iniciativën për stimulimin e marrëdhënieve ekonomike midis Bullgarisë dhe Shqipërisë. Theksi u vu mbi konektivitetin energjetik, transportues dhe digjital të Bullgarisë me Ballkanin Perëndimor. Biznesi bullgar kërkon mundësi për bashkëpunim me Shqipërinë në sektorin IT, në furnizimet e mallrave të industrisë ushqimore si ëmbëlsira, konserva, verëra, pije alkoolike, theksoi ministrja Ivanova. Pala bullgare mendon se ndërmarrjet bullgare mund të bëjnë investime në Shqipëri në industrinë kimike, farmaceutike, të tekstileve, të qelqit, në pajisjet elektrike, në turizëm.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Mirçev

Ivajlo Mirçev: “Ne dukemi qesharakë në sytë e njerëzve”

Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..

botuar më 24-11-29 11.04.PD

Parashikimi i motit për 29 nëntorin 2024

Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..

botuar më 24-11-28 7.35.MD
Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov

PP kërkoi dorëheqjen e dy deputetëve të cilët nuk e mbështetën kandidaturën e Sillvi Kirillovit

“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..

botuar më 24-11-28 6.36.MD