16 pianistë nga Gjermania, Italia, Rusia, Kanadaja, Koreja, Japonia, Sllovakia, Bullgaria dhe Filipinet do të japin katër koncerte në qytetet bullgare të cilat u konkurruan për kryeqytet evropian të kulturës – Plovdiv (16 nëntor), Sofja (18 nëntor), Veliko Tërnovo (21 nëntor) dhe Varna (23 nëntor). Në program i cili do të realizohet nën drejtimin e Grigor Palikarovit ka vepra të kompozitorëve Karll Orf (Carl Orff), Xhoakino Rosini (Gioachino Rossini), Karll Çerni (Carl Czerny), Rihard Vagher (Richard Wagner), Dariues Mijo (Darius Milhaud), Xhorxh Gershuin (George Gershwin) еtj.
Ditën e koncertit në qytetin Veliko Tërnovo pianistë të talentuar do të kenë mundësi të përfshihen në klasën e mjeshtërve të pianistit bullgar profesor Tomisllav Bajnov. Në mësim do të marrin pjesë edhe panistë me karrierë botëtore si Vinfrid Rompf (Winfried Rompf), Doroti Ujtengsu (Dorothy Uytengsu), Zhenja Ljubenova-Keler (Jenia Lubenova-Keller) dhe Sirma Veliçkova (Sirma Velichkova). Veprimtaria kulturore është pjesë e programit “Plovdivi – Kryeqytet Evropian i Kulturës 2019”
Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..
Grupi “Fandango” prezanton këngën “Dashuri” nga albumi i fundit "Si zogjtë". Kjo është një nga këngët e fundit të regjistruara për të. Autori i muzikës dhe i tekstit është solisti vokal i formacionit - Hristo Stefanov, aranzhimi është i gjithë..
Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..