Komisioni Evropian ka ndarë 94 milionë euro për ndërtimin dhe eksploatimin e një centrali për prodhim të energjisë elektrike dhe të energjisë së ngrohjes, të marrë nga mbetjet shtëpiake në Sofje, të cilat nuk janë të përshtatshme për riciklim . Ndihma e drejtpërdrejtë falas prej afro 91 milionë euro do të vijë nga fondet strukturore të Bashkimit Evropian. Centrali do të prodhojë energji për ngrohje dhe korrent me kapacitet të përgjithshëm prej 74 megavatë. Për lëndë djegëse për vit do të përdoren rreth 180 000 tonë mbetje që nuk nund të riciklohen. Impianti i cili do të ndërtohet nga firma “Toplofikacia” do të lidhet me rrjetin e ngrohjes qendrore të Sofjes. Ndërtimi duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2023.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..