Aktori Stefan Danaillov vdiq sot në mëngjes në moshën 76 vjeç në spital, ku prej një farë kohe ishte në gjendje kome mjekësore. Aktori i dashur nga publiku bullgar qe i diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit dhe po kështu vuante nga një sëmundje e rëndë onkologjike.
Stefan Danaillovi ka lindur më 9 dhjetor 1942 në Sofje. Debutimi i tij në kinema ishte gjatë vitit 1956, kur ai ishte vetëm 13 vjeçar. Në moshën 27 vjeçare aktori i njohur mori pjesë në filmin me seri “Në çdo kilometër” në rolin e majorit të Sigurimit të Shtetit Nikolla Dejanov me emrin e koduar Sergjej, i cili ka marrë pjesë në luftën kundër fashizmit. Filmi me seri gëzoi një interes të madh nga ana e spektatorëve. Ai ishte transmetuar në të gjitha vendet e atëhershme socialiste, e panë madje në Kinën e largët, kurse roli i Majorit i solli Stefan Danaillovit një popullaritet të madh.
Gjatë vitit 1966 Danaillovi përfundoi mjeshtëri aktori në Institutin e Lartë për mjeshtëri teatrale “Krëstjo Sarafov”. Pasuan pjesëmarrjet e tij në filmat “ Princi” dhe “Engjëjt e zinj”, të cilët i hapën dyert edhe më gjerë drejt lavdisë. Për këto role të tij Stefan Danaillovi është i dekoruar gjatë vitit 1963 me dekoratën për rol më të mirë burrash nga festivali i kinemasë bullgare “Trëndafili i Artë” në Varnë. Pjesëmarrja e tij në filmin italian me seri “Oktopod” /La Piovra/, tema kryesore e të cilit vërtitet rreth luftës së policisë italiane me mafien e bëri të njohur dhe jashtë Bullgarisë. Në karrierën e tij krijuese shumëvjeçare Danaillovi ka luajtur më shumë se 150 role në kinema, teatër dhe televizion, të cilat i kanë sjellë dekorata të shumta bullgare dhe të huaja dhe njohjen më të madhe për aktorin - dashurinë e madhe të publikut.
Gjatë vitit 1988 Stefan Danaillovi filloi të japë mësime në Institutin e Lartë për Mjeshtëri teatrale “Krëstjo Sarafov”. Studentët e adhuronin dhe e konsideronin si një nder të jenë nxënës të tij, duke e quajtur me respekt “Master”.
Danaillovi deri në fund luante në teatër-pjesëmarrja e tij e fundit teatrale qe në shfaqjen “Aktorja” nga Pitër Kuilër në Teatrin Popullor “Ivan Vazov”. Në intervistën e tij të fundit për Televizionin Kombëtar Bullgar nga muaji prill i këtij viti për programin “Horizont”, Stefan Danaillovi tregoi: “Unë jam kundërshtar i trishtimit, pavarësisht se dhe mua më ndjek trishtimi kohë pas kohe, por në fund të fundit njeriu duhet t’i përfytyrojë gjërat pak në mënyrë më të gëzueshme që të mund të evitojë gjërat në jetë me më shumë gëzim dhe humor”.
Pas ndryshimeve demokratike , përveç si aktor dhe pedagog, Stefan Danaillovi qe dhe deputet nga e majta në Kuvendin Popullor dhe ministër i kulturës.
Edhe pse iku nga kjo botë, ai do të mbetet përgjithmonë në zemrat e publikut të vet. Një përkulje e madhe para kujtesës së tij!
Përpilues: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..