Agjencia e informacionit dhe komunikacioneve e NATO-së u dorëzoi Forcave Ajrore Bullgare sistem të ri për komunikim gjatë menaxhimit të operacioneve ajrore. Pajisja e teknologjisë së lartë vjen në Bullgari në kuadrin e programit të NATO-së për investime në siguri. Sistemi i ri për komunikim me zë i gjeneratës së re do të zhvillojë aftësitë e Forcave Ajrore të Bullgarisë për komandim dhe kontroll në zbatimin e detyrës brenda sistemit të integruar të NATO-së për mbrojtje raketore dhe gjatë kohës së stërvitjeve të përbashkëta dhe operacioneve në lidhura me mbrojtjen e hapësirës ajrore në bashkëpunim me forcat ajrore të shteteve të tjera aleate të NATO-së.
Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..
Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP-DB) rikonfirmuan në mbledhjen e tyre qëndrimin e Këshillit Kombëtar të PP-së se “brenda Asamblesë së 50-të Kombëtare nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar një qeveri të vërtetë reformiste,..
Pa pasur qartësi se kur do të jepet saktësisht mandati i dytë eksplorues për formimin e qeverisë, GERB deklaroi në një deklaratë për shtyp se grupi GERB-SDS në parlament nuk do ta mbështesë atë në asnjë kusht. Vendimi i GERB-it është kategorik edhe..