Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës tashmë nuk respektoi ankimet e parashtruara nga 4 kompanitë pjesëmarrëse në tender, ofertat e të cilave nuk ishin shqyrtuar.
Oferta e Manchester Airports Group për investim në këmbim të menaxhimit të aeroportit ishte me vlerë më të lartë – 1,5 mlrd. euro – 2,5 herë më e lartë në krahasim me atë të kandidatit të klasifikuar në vend të pare.
Gjatë korrikut për koncesionar të aeroportit të kryeqytetit ishte zgjedhur konsorciumi “Sof Connect”, në të cilin hyn fondi Meridiam, operatori i aeroportit të Munikut dhe kompania e ndërtimit Strabag. Oferta e tyre financiare ishte e treta për nga vlerë, mirëpo ajo teknike mori numrin maksimal të pikave.
Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..