74 për qind e qytetarëve të Plovdivit kanë vizituar të paktën një ngjarje kulturore në qytetin e tyre të lindjes gjatë vitit të tanishëm në saje të iniciativës “Plovdivi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës”. Kjo u bë e qartë në takimin ndërkombëtar “Një shikim prapa me një mendje përpara”, organizuar nga fondacioni “Plovdivi 2019” dhe Goethe-Institut. Atje përfaqësues të qendrave kulturore evropiane, si Plovdivi, Matera dhe Liverpuli, i dhanë një vlerësim shumë të mirë paraqitjes bullgare në këtë projekt të madh evropian. Sipas raportit të monitorimit çdo një qytetar i tretë i Plovdivit e ka forcuar ndjenjën e vet të përkatësisë evropiane, si rrjedhojë e titullit “Kryeqytet Evropian i Kulturës”. Sipas banorëve të Plovdivit shpallja e Plovdivit Kryeqytet Evropian të Kulturës ka kontribuuar për popullarizimin e qytetit të tyre të lindjes, për rritjen e numrit të turistëve dhe për rritjen e të ardhurave nga udhëtimet, investimet dhe remontet. Kryetari i Bashkisë së Plovdivit Zdravko Dimitrov vuri në dukje se Bashkia e Plovdivit do të vazhdojë ta zhvillojë qytetin si kryeqytet kulturor dhe do të përkrahë projektet e vlershme krijuese.
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..