Për të qenë i suksesshëm mekanizmi i BE-së për sundimin e ligjit, ai duhet të jetë maksimalisht objektiv dhe t’i heqë standardet e dyfishta, tha Nënpresidentja Iliana Jotova gjatë hapjes në Parlamentin Evropian të konferencës “12 vjet të Mekanizmit për Bashkëpunim dhe Verifikim në Bullgari: Bilanci”.
Ajo kujtoi se në vitin 2013 raporti i përbashkët evropian mbi korrupsionin ka treguar se probleme ka në të gjitha shtetet. Por nuk është zbatuar vendimi që raporti të bëhet për çdo dy vjet.
Jotova nënvizoi rolin e padiskutueshëm të monitoringut mbi Bullgarinë, por përmendi dhe të metat e tij – mungesa e kritereve mjaft të qarta për vlerësimin e përparimit dhe politizimi i monitoringut, siç është shembulli me mosparanimin e Bullgarisë në Hapësirën Shengen.
Një seri shpërthimesh dhe helmimesh në Evropë - përfshirë në Bullgari të tregtarit të armëve Emilijan Gebrev - të organizuara nga njësia 29155 e Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së ushtrisë ruse, janë koordinuar nga Nikollaj dhe Elena..
Bullgaria i bashkohet kërkesës për rritjen e ndihmës "de minimis" në sektorin e bujqësisë. Kështu deklaroi në Luksemburg ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Dr. Georgi Tahov, në një mbledhje të Këshillit të BE-së për Bujqësinë dhe Peshkimin...
Festivali i 23-të Folklorik Ndërkombëtar Jugperëndimor "Paqja në Ballkan" mbledh ansamble vallëzimi nga e gjithë Bullgaria nga 30 maji deri më 2 qershor në qytetin e Dupnicës (Bullgaria Jugperëndimore). Sipas rregullores së eventit, i cili nuk është i..
Një qendër e re për mbrojtjen dhe përfshirjen e refugjatëve, emigrantëve dhe shtetasve të vendeve të treta u hap në Plovdiv. Qendra e quajtur..
Në 24 orët e ardhshme vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit dhe do të ketë reshje shiu në shumë rajone të Bullgarisë Qendrore..
Presidenti Rumen Radev vuri veton mbi ndryshimet në Ligjin për Inkurajimin e Investimeve. Ndryshimet rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe krijojnë rrezik..