Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

3% do të jetë rritja e gazeve të efektit serrë nga trafiku i transportit për shkak të paketës “Mobiliteti”

Rosen Zheljazkov
Foto: BGNES

Kthimi i maunave pa ngarkesë, të cilin shoferët do të jenë detyruar ta bëjnë çdo 4 javë për të kaluar pushimin e tyre të detyrueshëm në vendin e regjistrimit të kompanisë së transportit do t’i rritë emetimet e gazeve me efekt serrë 3% për sektorin evropian të transportit ndërkombëtar. Këtë e tha Ministri bullgar i transportit Rosen Zheljazlkov në Bruksel në mbledhjen e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Transporti është një sektor me rëndësi primare për ekonominë bullgare. Numri i automjeteve të rënda të regjistruara në vend është 25 800 dhe mosha mesatare e tyre është 3 vjet. Të gjitha këto kamionë dhe makina do të duhet të kalojnë tërë territorin e Evropës - 2000 kilometra, pa ngarkesë vetëm për shkak të dëshirës për imponimin e rregullave, të cilat janë diskriminuese për vendet që ndodhen në periferinë e Evropës, tha para homologëve të tij Zheljazkovi.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një peshkaqen doli në plazhin e Burgasit

Një peshkaqen i vogël i Detit të Zi me një gjatësi rreth 90 cm doli nga ujërat e detit në plazhin e Burgasit. Ai u pa para një prej objekteve në Plazhin e Veriut dhe u kthye menjëherë në det, njoftoi BNT. Peshkaqenët e Detit të Zi janë të padëmshëm,..

botuar më 24-05-01 5.49.MD

Në Bullgari punohet më pak jashtë orarit në krahasim me vendet e tjera të BE-së

Bullgaria është vendi në BE me më pak orë shtesë pune, sipas të dhënave të Eurostat të publikuara me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës. Në vendin tonë, përqindja e punonjësve që kryejnë punë shtesë në vendin e tyre kryesor të punës, përkatësisht,..

botuar më 24-05-01 5.07.MD

Trafik i rënduar në kufirin me Greqinë

Intensiv është qarkullimi në pikën kufitare me Greqinë “Kulata-Promahon” në ditën e parë të serisë së festave, njofton korrespondentja e BNR, Keti Trençeva. Në të dy drejtimet – për në Greqi dhe për në Bullgari, ka më shumë makina pasagjerësh. Kalimi..

botuar më 24-05-01 1.08.MD