Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kampioni Evropian Ergünal Sabri: Boksi është art

Ergünal Sabri-Ogi fitoi një kupë dhe medalje të artë për Bullgarinë në turneun memorial “Živorad Rajshiç Rajsha” zhvilluar në qytetin serb Shabac. Në turneun më 23-24 nëntor ai garoi për Skuadrën Kombëtare të Boksit.

Morën pjesë vetëm vendet ballkanike Serbia, Kroacia, Maqedonia dhe më ra si kundërshtar sportisti më i mirë nga ana e mikpritësve, serbi Omer Ametoviç. Munda ta mposht. Vet ndeshja qe, po të mund kështu të thuhet, një atraksion i madh, sepse kundërshtari im qe i lindur në qytetin Shabac dhe i gjithë publiku qe në anën e tij. Por unë  jam shumë i kënaqur nga vetja ime”, tregon për turneun Ergünal Sabri.

Boksieri 18 vjeç mëson në gjimnazin gjuhësor “Hristo Botev” në qytetin Kërxhali. Tanimë ka arritur dhe suksese të mëdha në sportin e tij të dashur - ai është kampion evropian për dy herë me radhë në vitin 2019 /tek të rinjtë dhe tek meshkujt/, 11 herë kampion i Bullgarisë dhe dy herë sportist i vitit i qytetit Kërxhali.

Pas boksit Ergünal është pasionuar fare rastësisht. Në moshën 11 vjeçe - siç shpjegon dhe vet ai - ka qenë në stërvitje e futbollit dhe e ka kuptuar se në qytetin Kërxhali ka një turne në boks. E ka parë, dhe pas fundit të turneut ka marrë vendim të regjistrohet në stërvitjet në klubin “Arda boks”, ku njihet dhe me trajnerin e tij të parë Stojan Uzunov.

Ergynall me trajnerin Stojan Uzunov

Pash se ka një talent tek ky fëmijë. Filluam stërvitje serioze. Pas dy vjetëve stërvitje nuk kishte fituar asnjë medalje, por unë pash tek ai një potencial, të cilin ai e ka, tregon trajneri Stojan Uzunov dhe kujton rastin nga viti 2013: Kemi një traditë, që të gjithë boksierët e shquar dhe të dalluar t'i fotografojmë në mënyrë individuale me medaljet, të cilat i kanë fituar. Doja të fotografoj dhe Ergünal Sabri . Kur bënim kalendarin ai më pyeti: “Trajner, unë nuk kam medalje, përse më nxjerrë në foto individuale? Çfarë do të shkruajmë poshtë? Unë nuk  kam arritur asgjë “I thash: Djali im, do të shkruajmë “Projekt kampion olimpik”. Pavarësisht se kjo , të cilën e ka arritur deri në këtë moment aspak nuk është pak, unë besoj  se, sukseset e vërteta të Ergjunalit janë në të ardhmen. Jo vetëm sepse ai ka një potencial, por ai ka një disiplinë, e cila në boks takohet shumë rrallë. Shpresoj se, herët ose vonë do të arrijë suksese të mëdha në boks. Në Bullgari ai nuk ka pasur asnjë humbje as tek meshkujt, as tek të rinjtë.”

Stojan Uzunov  aktualisht  është trajneri i vetëm dhe kryetar i klubit “Arda boks”. Shpreson se pas kohe Ergünal ta trashëgojë dhe si trajner. Stërvitjet e “kampionit të ardhshëm olimpik” janë çdo ditë nga një orë e gjysmë. Por veç kësaj pas orëve të mësimit në shkollë, Ergüna bën një stërvitje individuale, për shembull vrapim. Kështu koha e përgjithshme, të cilën ai e ndan  për përgatitje sportive bëhet katër orë në ditë. Çfarë i jep sporti, përveç emocioneve nga fitoret dhe dekoratat? 

“Si tërësi çdo gjë, sporti të edukojë, thotë Ergünal Sabri. Krahas kësaj më ka dhënë edhe emocione dhe shokë të rinj. Të gjitha.”

Pas klasës së 12 Ergünal përsëri ka ndërmend të gërshetojë mësimet, karrierën dhe sportin. Kurse sa i përket sekreteve të kësaj disipline, talenti i ri tregon:

Boksi nuk është të ngjitesh thjesht në ring dhe të luftosh. Boksi është një art. Shikon që të tregosh lëvizje të reja. Goditje, por nuk është si një rrahje në rrugë. Boksi ka rregulla, pika, rezultate...

Sa u përket boksierëve, të cilët ai i ka si shembull në jetë dhe në karrierë, Ergünal Sabri përmend:

Boksierët bullgarë Ivajllo Marinov, Serafim Todorov, Daniell Petrov, Petër Lesov, Gjeorgji Kostadinov – këta janë disa nga boksierët më të mirë si tërësi në boksin bullgar.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Radio Kërxhali



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Sport PR Events Managment

Notari i maratonës Petër Stojçev kaloi ngushticën e Gjibraltarit

Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..

botuar më 24-04-16 1.31.MD
Viktorio Iliev

Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks

Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..

botuar më 24-04-15 2.41.MD
Stilijana Nikollova, foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike - Anna Nedkova

Stilijana Nikollova fitoi dy medalje ari dhe një argjendi në finalen e Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje

Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..

rinovuar më 24-04-15 10.11.PD