Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Urdhri i Maltës – 25 vjet marrëdhënie diplomatike

Foto: vaticannews.va

Për vizitë zyrtare në Bullgarimidis10 dhe 13 dhjetorit është Magjistri i Madh i Urdhrit Sovran Ushtarak i Maltës Giacomo dalla Torre del Tempio di Sanguinetto. Në programin e tij janë të parashikuar takime me Presidentin dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit, me të cilët  të shqyrtoi marrëdhëniet ndërmjet vendit tonë dhe Urdhrit të Maltës si një organizatë humanitare. Bashkëpunimi me Urdhrin Sovran Ushtarak të Maltës nuk është gjë e jashtëzakonshme, me qenë se Bullgaria ka marrëdhënie diplomatike me shtetin e vogël tanimë 25 vjet.

Që nga viti 2007 deri në vdekjen e tij të papritur në fillim të këtij viti, ambasador i Urdhrit në vendin tonë qe Shkëlqesia e tij doktorCamillo Zuccoli. Në kuadrin e mandatit të tij, urdhri i Maltës realizoi mbi 460 misione vullnetare tek ne. Një fakt kureshtar nga jeta e tij është seakoma  para se të pranojë misionin diplomatik në vendin tonë , ai i bëri një mirësi shumë të madhe Bullgarisë, duke i bindur deputetët italianë  të ratifikojnë marrëveshjen për aderimin e Bullgarisë në Bashkimin Evropian. Kjo u bë më 22 dhjetor 2005, kur ai ishte sekretari i shefit të komisionit parlamentar mbi politikën e jashtme Gustavo Selva. Që nga muaji qershor sivjet, vendin e tij si ambasador në Bullgari e zë bashkëshortja e tij Ursula HofterZuccoli.

Anëtarët e regjistruar të urdhrit janë 13 000, kurse vullnetarët janë mbi 80 000 në të gjithë botën. Për kauzat e bamirësisë  të cilave u përkushtohen ato tek ne, tregon një prej tyre – Kristian  Libih:

Veprimtaria jonë është lidhur me organizimin e pushimeve kreative për fëmijët pa prindër. Me ta vizitojmë kureshtje të ndryshme në Bullgari, për të cilat ata pas kësaj shkruajnë ese ose i pikturojnë. Përveç kësaj tre herë në javë shpërndajmë ushqim të ngrohtë në manastirin katolik. Morëm pjesë aktive në përgatitjet e vizitës dhe në vetë pritjen e Shenjtërisë së Tij Papa Françesku në Bullgari. Vullnetarët tanë u ndihmonin njerëzve me vështirësi në lëvizje të afrohen më afër papës, shpërndanim ushqim dhe ujë. Vizita ishte një ngjarje e shkëlqyer për të gjithë bullgarët, pavarësisht nga feja e tyre. Ne bëjmë një sërë dhurimesh të aparaturës mjekësore për ambulancat dhe për spitalet në të gjithë Bullgarinë, ku me prioritet për ne janë vendbanimet e vogla. 

Gjatë vitit të ardhshëm, vullnetarët shpresojnë që të mund të realizojnë ëndrrën e vet – të organizojnë punën e një kuzhine sociale, në të cilën të ushqejnë njerëzit në nevojë, më në veçanti gjatë muajve të dimrit. 

Shpresojmë që ajo të jetë në manastirin katolik ose në ndonjë vend tjetër, ku mund të na sigurojnë vend të përshtatshëm. Do të ishte shkëlqyeshëm që në një etapë të mëvonshme të punonim dhe për vend të mirë për strehimin e njerëzve pa shtëpi, por në vend të parë le ta bëjmë kuzhinën – shton Libih.

I krijuar si një Urdhër i kalorësve-spitalorë nga Zherar Tom, i cili bëhet dhe mjeshtri i tij i parë i Madh, ai ka misionin e tij, i cili mbetet i pandryshuar deri më sot – “Mbrojtja e Besimit dhe ndihma për të varfrit dhe për ata të cilët vuajnë.” Pak pas krijimit të vet, Urdhri vendoset në ishullin Rodos dhe në ishullin Malta, por më vonë qendra e tij është zhvendosur në Romë, ku ndodhet dhe sot. Një veçori karakteristike e Urdhrit të Maltës është dhe statusi i tij juridik, i cili e rendit atë ndër shtetet sovrane, ashtu dhe mes organizatave me qëllim humanitar dhe bamirës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / „Чудесата на природата: от семе до гора“

Mrekullitë e pyjeve bullgare janë paraqitur në Muzeun Historik Natyror të Çerni Osëm

Ekspozita "Mrekullitë e natyrës: nga fara deri në pyll" do të mund të shihet deri në fund të gushtit në Muzeun Historik Natyror të fshatit të Trojanit Çerni Osëm. Ekspozita paraqet procesin e lindjes së një pylli, bukurinë e pyjeve bullgare dhe..

botuar më 24-08-04 9.55.PD
Desisllava Hristozova

Mbipesha është një problem që mund të zgjidhet

"Mbi 60 për qind prej shoqërisë bullgare ka probleme me peshën. Obeziteti është si një ortek. Të jesh i shëndoshë është një stigmë. Shoqëria thotë se i pranon këta njerëz, por a është e vërtetë" - thotë Desisllava Hristozova, e cila është autore e..

botuar më 24-08-03 9.45.PD

Për çfarë është një vizë e tipit C?

Radio Bullgaria në një seri botimesh jep informacion për të ndihmuar mysafirët e vendit tonë nga jashtë. Vizat janë një çështje për të cilën interesohen njerëzit që udhëtojnë nëpër botë. Përgjigja varet nga cili vend dhe për sa kohë do të vizitojnë,..

botuar më 24-08-01 7.20.PD