55 për qind nga bullgarët nuk janë të kënaqur nga demokracia në Bullgari. Në të njëjtën kohë 59 për qind nga bashkatdhetarët tanë shprehin kënaqësi nga anëtarësimi i vendit në BE. Këtë e tregojnë të dhënat e anketimit të Parlamentit Evropian “Barometër Parlamentar” për këtë vit. Megjithëqë gjysma e bullgarëve nuk janë të kënaqur nga demokracia tek ne më se gjysma janë të kënaqur nga mënyra në të cilën ajo funksionin në BE sipas anketimit. Euroskeptikët janë mezi 9 për qind nga bullgarët e anketuar. Më e fuqishme është përkrahja për anëtarësimin në BE ndër të rinjtë në moshë nga 15 deri në 24 vjet – 67 për qind. Sipas bullgarëve institucionet në BE duhet të përqendrojnë përpjekjet për kapërcimin e izolimit social dhe të varfërisë, për përmirësimin e kushteve për rritje ekonomike dhe investime dhe për akses në shërbimet shëndetësore.
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...