Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E kaluara afrohet me të ardhmen përmes kartolinave me rastin e Krishtlindjes

Muzeu në qytetin Gorna Orjahovica zotëron koleksionin më të madh me kartolina të Krishtlindjes në Bullgari

“Sot po vij t’ju uroj Vitin e Ri dhe t’ju njoftoj se e pranova portretin tuaj me shumë dashamirësi. Ju uroj takime të tilla për Vitin e Ri” – kështu shkruhet në një mesazh nga data 30 dhjetor 1905. Në pikturën e kartolinës janë të paraqitur dy të rinj të përqafuar të veshur me petka tradicionale bavareze. Kjo kartolinë është pjesë nga koleksioni i pasur i Muzeut Historik në qytetin Gorna Orjahovica. Ky muze disponon më se 4 mijë ekzemplare të kartolinave postare të lidhura me festat e Pashkës, të Vitit të Ri, të Krishtlindjes dhe me festa të tjera .  


Kartolinat sjellin mesazhin e dërguesit të tyre në gjuhën ruse, bullgare, franceze dhe gjermane. Sot mund të zbulojmë shqetësimet, shpresat dhe ëndrrat e tij – thotë Temenuga Jordanova. - Krahas subjekteve klasike fetare, pikturat festive në fillim të shekullit të 20 janë të lidhura me vajza të bukura, oxhakfshirës të buzëqeshur, peizazhe dimërore, familje të mbledhura përreth Pemës së Vitit të Ri, heronj të ndryshëm nga përrallat të cilët sjellin peshqeshe. Ka dhe të tilla, të cilat vet flasin për kohën e vet, si kartolina me fëmijët që luten të ulur gjunjazi, kurse nën pemë në vend të peshqeshit qëndron shpata. Data është 24 dhjetor 1907 – viti i Luftës së Parë Ballkanike.


Një nga kartolinat e mia të dashura është e fëmijëve që luajnë në dëborë të veshur në rrobë shumëngjyrëshe, të cilët u hedhin thërrime zogjve.

Në Bullgari dërgimi i kartolinave me rastin e Krishtlindjes kthehet në modë pothuajse njëkohësisht si në pjesën tjetër të Evropës – në fund të shekullit të 19 dhe në fillim të shekullit të 20. Por, ato janë të njohura akoma gjatë kohës se Perandorisë Osmane në qytetet buzë Danubit – Ruse, Vidin dhe Llom, ku vijnë të postuara nga Vjena. Kartolinat e para kanë qenë bardh e zi, pas kësaj fillojnë t’i ngjyrosin.

Familja e princit Ferdinand Sakskoburggotski regjistrohet në histori me shtypjen e kartolinës së parë të ilustruar në Principatën e Bullgarisë. Kjo ndodh gjatë vitit 1896 me rastin e pagëzimit të trashëgimtarit të fronit në fenë e krishterë. Bëhet e qartë se është me rastin e Krishtlindjes vetëm për nga mesazhi shkruar mbrapa.

Në të është i paraqitur Borisi i vogël. Ajo nuk ruhet në muzeun në qytetin Gorna Orjahovica, por është shumë e vlefshme për Bullgarinë. Pas vitit 1898 kartolina me pamjen e Borisit fillon të shtypen pothuajse çdo vit dhe njerëzit e pranojnë si një kartolinë me rastin e Krishtlindjes – tregon Temenuga Jordanova. – Mbreti Ferdinand e vë fillimin edhe të koleksionit familjar prej kartolinave përshëndetëse, i cili pas abdikimit të tij plotësohej nga mbreti Boris III, kurse më vonë edhe nga Simeoni II. Ky koleksion është një nga më të pasurit në botë, ka fituar dhe një sërë dekoratash ndërkombëtare dhe vazhdon të mirëmbahet nga ish kryeministri Simeon Sakskoburggotski.

Kartolina e parë me rastin e Krishtlindjes nga viti 1843Në fondin e Muzeut Historik në qytetin Gorna Orjahovica ruhen rreth 1589 kartolina e Krishtlindjes. Cilat janë kartolinat më interesante dhe jostandarde?

Mund t’i ndajmë në disa kategori – përgjigjet zonja Jordanova. – Në të parën hyn më e vjetra me një mesazh me rastin e Krishtlindjes, me datë 2 janar 1903, në të cilën është e pikturuar një varkë në det. Në kategorinë e dytë hyn një nga kartolinat më të vlefshme – me pamjen e djaloshit Boris III me uniformë ushtarake nga viti 1912. Në kategorinë e tretë mund të përfshijmë kartolinën më të vjetër me fëmijë që tërheqin një sajë dhe me mesazh me rastin e Vitit të Ri nga viti 1917.

Në Bullgari dërgimi i kartolinave në masë fillon pas Luftës së Dytë Botërore. Mes pamjeve dallohen uzina dhe kooperativat e punës bujqësore, kurse mes urimeve - janë apelet për paqe dhe socializëm. Ka kartolina me përshëndetje me rastin e Vitit të Ri nga viti 1906 deri në vitin 1922, në të cilat pamjet në shikim të parë duken të pazakonshme si shëtitja në pyll, statuja e një nëne me fëmijë, Napoloni dhe përshëndetje nga kazerma. Por, pavarësisht nga kjo sesi  është sjellë përshëndetja, nga kartolinat gjithmonë duken urimet e sinqerta për festat e ardhshme.

Regjimi totalitar tek ne, e çrrënjos nga tregu dhe nga vetëdija e rinisë ateiste idenë për Plakun e Krishtlindjes dhe e zëvendëson me Babagjyshin e Vitit të Ri. Në vitin 1976 Postat Bullgare botojnë përshëndetjen e parë prej 1 stotinke /1 qindarkë/  me pamjen e Plakut të Vitit të Ri.


Sot gjithnjë e më shpesh dërgojmë kartolina digjitale , gjë e cila flet se e kaluara mundet të afrohet me të ardhmen. Dhe pavarësisht se dërgimi i kartolinave nuk është në kuptimin e vet fillestar, ai përsëri i prek njerëzit dhe u kujton të jenë më të mirë jo vetëm në periudhën e festave. Unë dëshiroj t’u drejtohem dëgjuesve të “Radio Bullgarisë” të hapin një faqe të re në jetën e tyre, në të cilën mesazhet të jenë për shëndet, lumturi dhe mirëqenie për ata dhe për familjet e tyre. Të mundohemi që koha intensive e përditshme të mos të lejojë që traditat të vdesin! – uron me gjithë zemër Temenuga Jordanova.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotot u siguruan nga muzeu Historik në qytetin Gorna Orjahovica



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD