Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Krishtlindje me muzikë festive

Një tingëllim festiv i zileve dhe himne me rastin e Krishtlindjes oshtijnë nëpër kishat ortodokse ditët festive. Në eterin kombëtar tingëllojnë këngë - të vjetra dhe jo kaq të vjetra, bullgare dhe në gjuhë të ndryshme.... Tashmë nuk na bën përshtypje kur të huajt, të cilët janë të dashuruar pas folklorit tonë, këndojnë në gjuhën bullgare. Në të njëjtën kohë fare nuk çuditemi  se brezi i ri i këngëtarëve pop shumë shpesh shprehin ndjenja dhe mendime në gjuhën angleze....Pavarësisht dhe “shumëgjuhësorë”, ne nga Radio Bullgaria mbajmë shumë për rrënjët tona. Prandaj ne zgjodhëm për ju interpretime, të cilat mbase do të mund të pikturojnë “pamjen tradicionale muzikore” në këto ditë festive. 

Po fillojmë me muzikën më të vjetër profesionale, e cila ka tingëlluar nëpër tokat tona - ajo ortodokse lindore. Në shërbimin me rastin e Krishtlindjes disa herë këndohet “ Krishtlindja Jote” - himni kryesor, i cili është në praktikën kishtare nga shekulli i katërt. Këndimi i psalmeve tingëllon nëpër kisha dhe disa ditë pas kësaj - në lavdi të Krishtlindjes dhe të dritës, të cilën biri i Zotit ia dhuron bujarisht botës. Mund ta dëgjoni dhe këtu në interpretim të këngëtarit të psalmeve Nikolla Antonov në disa gjuhë - në gjuhën kishtare sllave, në gjuhën bullgare (të përkthyer dhe të përshtatur nga këngëtari) dhe në gjuhën greke.  Nikolla këndon në shërbesat festive në kishën e kryeqytetit “ Lindja e Krishtit” bashkë me Fotis Giannakakis - protopsalm i Episkopisë së Kostandinopojës, i cili ka mbërritur tek ne posaçërisht për festën, një korife i traditës së lashtë lindore të të kënduarit bizantin, që ruhet edhe sot në Greqi dhe vetëm në Bullgari në gjuhën sllave të lashtë kishtare. Le të rikujtojmë dhe një lajm tjetër - përpara disa ditëve UNESKO-ja e renditi muzikën e kishës bizantine krahas me trashëgiminë  jo materiale kulturore botërore.

Krishtlindja Jote, O Krisht Perëndia Jonë

Ia tregoi botës dritën e njohjes.

Përmes saj shërbyesit e yjeve

Nga ylli u mësuan të të përkulen Ty - dielli i së drejtës, dhe të të njohin ty - lindja nga lartësitë.

O Zot, Lavdia Jote!

Një pjesë nga festa janë dhe këngët e katër këngëtarëve nga grupi “Svetogllas” të cilët me një frymëzim të njëjtë këndojnë këngë kishtare dhe shembuj të folklorit bullgar. Përpara rreth dhjetë vjetëve dueti Daniell Spasov-Milen Ivanov vuri fillimin e kuartetit vokal. Përpara rreth një muaji “Svetogllas” nxori një album të ri të titulluar “Kënga e bilbilit”, i cili shumë shpejt  fitoi admirimin e publikut. Në të, bashkë me më shumë se 20 tituj është përfshirë dhe një “buqetë” me këngë rituale popullore, të cilat kolendrat i këndojnë në natën magjike. 

“Në një natë të tillë....” – një këngë në interpretim të këngëtares së njohur pop Toni Dimitrova, e cila ka mbledhur rehatinë familjare, frymën festive dhe besimin në të mirën.... Një këngë për tingëllimin e kambanave në natën e lindjes së Krishtit, i cili në mënyrë simbolike na nxjerr nga heshtja dhe qetësia (simbole të pesimizmit, dembelizmit shpirtëror dhe turli farë pengesave të tjera të cilat qëndrojnë përpara njeriut modern). 

Qetë, qetë hapat bredhin në dëborë,

Ndriçon, ndriçon Hëna e zbehtë....

Nëna vë përsëri pogaçen në furrë.

Festë, festë është përpara çdo dere të shtëpisë.

Në një natë të tillë, në një natë të tillë,

Lindi Jezusi, lindi Krishti!

Një tingëllim të Largët dëgjova nga jashtë,

Një tingëllim të kambanave e çau qetësinë dhe heshtjen....

Kur u bë fjala për brezin e ri dhe gjuhën angleze...Përpara disa ditëve Viktorija Gjeorgjieva - një këngëtare e talentuar, e cila është pjesëmarrësja bullgare në “ Eurovision”-2020”, prezantoi kavër versionin e saj me rastin e Krishtlindjes - Come Out And Play, i cili i kushtohet kauzës për adoptimin e kafshëve endacakë. Në video heronjtë janë njerëz të moshave të ndryshme, të cilët u kanë dhënë shtëpi qenve të mbetur në rrugë. Vetë Viktoria është pronare e 5 qenve dhe të akoma disa kafshëve të tjera shtëpiake. 

Krishtlindja Jote, O Krisht, Zoti Ynë....

Himni, me të cilin filluam është i futur me mjeshtëri në këngën e këngëtarit pop Gjeorgji Hristov (i cili është autor i tekstit dhe i muzikës). Videoja është e incizuar në të ashtuquajturit kisha shkëmbore të Ivanovos - një manastir i themeluar gjatë shekullit të 13, i banuar nga isihastët (të cilët jetojnë të ndarë dhe të vetmuar në lutjet e tyre) gjatë shekullit të 14, e sot është nën mbrojtjen e UNESKO-s. 

Lindi Zoti, moj Krishtlindje...

Engjëjt këndojnë me zë të gëzuar...

Kambanat tingëllojnë në orën e shenjtë...

Gëzuar Krishtlindjen, të dashur miq të Radio Bullgarisë!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kënga e lidh të renë Viktoria Asenova me autorë të hiteve në Itali

Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..

botuar më 24-04-21 12.45.MD

“Dashuria” - një këngë e re e grupit “Fandango”

Grupi “Fandango” prezanton​​ këngën “Dashuri” nga albumi i fundit "Si zogjtë". Kjo është një nga këngët e fundit të regjistruara për të. Autori i muzikës dhe i tekstit është solisti vokal i formacionit - Hristo Stefanov, aranzhimi është i gjithë..

botuar më 24-04-19 11.47.PD

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..

botuar më 24-04-17 8.30.PD