Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grigor Dimitrov është ndër tenistët me qëndrim më të gjatë në top 10 të dekadës

Grigor Dimitrov
Foto: EPA/BGNES

Bullgari i vetëm në elitën e tenisit Grigor Dimitrov është ndër 20 lojtarët me qëndrim më të gjatë në top 10 të ranglistës botërore të ATP gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar, tregon statistika. Nga viti 2010 deri në 2020-ën Dimitrov ka qenë në top 10 saktësisht 567 ditë, gjë që e vendos në vendin e 18 për nga ky tregues. Lideri në klasifikim është Rafael Nadal me qëndrim në top 10 gjatë të gjitha 3652 ditëve që nga viti 2010 deri në vitin 2020.